Botohen në Itali pesë dramat e Jeton Nezirajt

Libri “Il volo sopra il teatro del Kosovo / 5 plays” që përfshinë 5 drama të dramaturgut kosovar Jeton Neziraj, është botuar këtyre ditëve në Itali, nga shtëpia e njohur e botimeve teatrore Editoria & Spettacolo.

Pesë dramat e Nezirajt, të përfshira në këtë botim janë: “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, përkthyer nga Kamela Guza, “Lufta në kohën e dashurisë”, përkthyer nga Valbona Malaj, “Border Ballkan”, përkthyer nga Liljana Cuka Maksuti, “Peer Gynti nga Kosova”, përkthyer nga Valbona Xibri dhe “Një shfaqje teatri me katër aktorë…”, përkthyer nga Liljana Cuka Maksuti.

Për “Il volo sopra il teatro del Kosovo / 5 plays”, një parathënje të zgjeruar ka shkruar edhe historianja dhe shkrimtarja e njohur italiano-amerikane, Anna Di Lellio.

Më herët në Itali, nën kujdesin artistik të Anna Maria Montevredi-it dhe të Monica Genesin-it, është botuar edhe drama tjetër e Nezirajt, “Shembja e kullës së Ajfelit”.

Dramat e Nezirajt, të prodhuara nga Qendra Multimedia dhe me regji të Blerta Nezirajt, janë prezentuar tashmë disa herë në Itali, në festival e teatro të ndryshme. Së fundi, në teatrin e famshëm Piccolo teatro di Milano është prezentuar shfaqja “Një shfaqje teatri me katër aktorë…”. Ndërkohë që, kuruar dhe nën drejtimin artistik të Anna Maria Monteverdi, televizioni i njohur Italian, RAI para dy vitesh ka shfaqur edhe një dokumentar mbi punën e Jeton Nezirajt dhe të Qendrës Multimedia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close