Advertisements

KUJA RRETH ‘MINISHENGENIT’ DHE ‘KLEPTOKRATIZMI’ SHQIPTAR

Nga Fadil Sahiti

Ashtu sikur sistemin SOCIALIST që Shqipëria e ka pasur unik, i pangjashëm me asnjë vend të botës socialiste, ashtu edhe sistemin e tanishëm QEVERISËS e ka krejtësisht unik.

Tashmë afërsisht për 30 vite, në vendin e shqiponjave është instaluar sistemi tipik KLEPTOKRATIK, e që njihet si mënyrë qeverisjeje ku udhëheqësit e zgjedhur me votën e marrë nga qytetarët, kapin institucionet e shtetit për t’u pasurur dhe për t’u bërë të fuqishëm.

Nuk mund të fajësohet modeli i kapitalizmit demokratik për gjendjen në Shqipëri. Faji qendron tek individi, shoqëria shqiptare, që si duket nuk po mund të heq nga skena politike modelet qeverisëse të tipit RAMA, BERISHA apo META. Shoqëria shqiptare nuk po mund të lirohet nga një mentalitet krejtësisht mafioz i të qeverisurit. Tregu politik por edhe ekonomik në Shqiperi sot i ngjan kapitalizmit të kohës së Karl Marksit që njihej si ‘kapitalizëm i shfrenuar’ (unrestrained capitalism), ku pavarësisht ligjeve positive, cdo gjë është e lejuar nëse është në interesin e atyre që e kanë shtetin në dorë .

Për mua është krejtësisht FARSË zhurma rreth këtij MINISHENGENI, apo si dreqi po e quajnë shqiptarët. Më duken shfryrje emocionale tribale shfaqjet rreth këtij takimi – jo tradhëti, jo hajdutëri, jo ashtu e jo kështu. Ky ka një dekadë që ua thith gjakun e ju nuk bëni zë, e tash që na ardhka një Vuciq, o burra hajde të thërasim kush më shumë për të treguar sa patriot jemi. FARSË!!

Duhet kuptuar drejtë një gjë. Nuk na ka fajin as SERBIA as GREQIA, për këtë gjendje ku jemi katandisur. Faji është brenda nesh!!!!!

Shqiptarët kanë arsye shumë më madhore të ia marrin ‘KUJËS’ dhe të vajtojnë. S’kanë arsim, shëndëtësi, s’kanë kujt t’i drejtohen kur kanë konteste mbi të drejtat e individuale, s’kanë kulturë, s’kanë sport të hajrit. Po c’farë rëndësie paska nëse serbët në Shqipni vijnë pa viza ose me viza, për mua nuk ka kurrëfarë rëndësie në krhasim me këto cështje. Ashtu kështu, një ditë po synojmë të bëhemi pjesë e Evropës, ku do jemi të detyruar të lëvizim pa viza.

Të vajtosh mjerimin tënd përballë MAFIOZIT, KRIMINELIT, është demonstrim i pafuqisë. Nuk ndryshohet gjendja e sotme në Shqipëri duke e sharë apo mallkuar RAMËN, BERISHËN, apo METËN. Gjendja ndryshon atëherë kur shtresa e njerëzve me integritet, ata që kanë vullnet dhe vizion, do gjejnë mënyrë dhe forcë të bashkohen dhe shoqërisë shqiptare t’i ofrojnë alternativën evropiane të qeverisjes. Është e paimagjinueshme të mos ketë njerëz të tillë në Shqipëri.

Ndryshimi mund të vie vetëm përmes VOTËS. Gjithcka tjetër është ZHURMË dhe DEMAGOGJI!

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close