Advertisements

MINIPAMUKU BALLKANIK DHE BADIGARDI I SHESHELIT,VUÇIQ…!

Nga  Dashamir Uruçi

Erdhi edhe ne Tirane, ideologu i Minishengenit apo Minipambukut, VUÇIQ.
I gjate e sfidant ashtu si ne Sarajeve ne Oher edhe ne Tirane ai na beri me dije se ka ardhur tek ne pasi i ka llogaritur mire interesat e Serbise dhe se ne nuk duhet te na vije çudi se kjo mareveshje e treshes ballkanike do te jete e mire edhe per te tjeret per Shqiperine e per Malin e Zi por veçanarisht per Bosnje Hercegovinen e per Maqedonine e Veriut.
Per te tere do te behej mire veç per Kosoven ai nuk e nxori asnje fjale,broçkulloi ne mes te Tiranes kunder saj,na tha qe VENDORIT ata i thone KRAHINE e piu nje çaj shume te shijshme dhe u largua per ne BEOGRAD.
Do te kete qe neser analiza nga te gjithe ata qe na kane velur me analiza 30 vjet,do te kete bilance te perfitimeve me shumice,komplimente per politiken tone te jashtme por nje analize te mirefillte te demeve e perfitimeve nuk do ta beje askush.

Dhe shkaku i vertete do te jete ajo me te cilen tek ne nuk merret askush,as media dhe as politika ne Shqiperi,e drejta e Shqiperise per te marre vendime rrajonale pa llogaritur interesat e Kosoves dhe pa prezencen e saj ne tavolinat e çfaredolloj bisedimeve,pa llogaritur e kushtezuar keto bisedime me te drejtat e neperkembura te shqiptarve ne Kosoven Lindore e cila çdo dite e ne syte e shqiptarve po tretet dalengadale duke ndryshuar dhunshem raportet demografike ne tre komunat tradicionale shqiptare per te cilat flitet perdite e nuk behet asgje.

Duke qendruar per kohe te gjate pa ndihmen e Shqiperise njerezit ne keto komuna po largohen me deshperim nga fshatrat dhe qytetet e tyre ku kane jetuar ne shekuj dhe keto vende te pasura po ja dhurojne serbeve te cilet nuk kane hasur asnje pengese as nga Prishtina dhe as nga Tirana zyrtare.
Duke i hedhur nje veshtrim kritik e historik mardhenieve shqiptaro serbe ne keto 30 vjet dhe veçmas pas luftes ne Kosove do te kuptojme se serbet e kane rritur kerkesen e llogarise ndaj shqiptarve dhe po e kalojne ne paqe periudhen e pas luftes te cilen ata e humben dhe nuk kerkuan as falje e nuk dhane as demshperblime per ate gjak qe kane derdhur ndaj popullit shqiptar.
Sot, ata serbet me gerdallen ne krye erdhen ne Tirane si triumfatore dhe rrealisht edhe si lider te krejt Ballkanit.

Eksportet e tyre do te rriten e tregu shqiptar gjithnje e me shume do te behet i varur nga mallrat dhe produktet e industrise serbe.
Do te harrohet mielli e gruri i Ukraines, vaji me dioksine e shume produkte te tjera me lende kancerogene te futura ne Kosove e ne Shqiperi nga Republika e Serbise e cila siç ka bere ne Kosove me qindra vjet do te beje edhe per ne shqiptaret e mbetur ende te paikur drejt Europes.
Vetem per dinjitet e per moral ne duhet te kthejme koken nga tregje te tjera nga vende e popuj qe nuk kane ndaj nesh pretendime territoriale.

Duhet te ikim nga ata qe na vrane e nuk kane kurrefare pendese per çfare na kane bere.
Nuk perligjet asesesi bashkejetesa e jone e ne shqiptarve, ne nje kope me ujqerit.
Te jeni te sigurte se neser badigardi i SHESHELIT e nxenesi i “Doktrines SLLOBO”,bashke me sojin e tij do te na vrasin perseri dhe keto njerez ne vend qe te bejne te penduarin po na bejne kokoshin e kjo eshte e pafalshme per ne.

Gjitheandej na vijne thirrje per dialog,thirrje qe ne shqiptaret te ja shtrime doren,Serbise e kerkush nuk merret me krimet e detyrimet e Serbise ndaj shqiptarve.
Na kerkohet qe ne te falim perseri gjak e troje e kjo eshte krejt e pafalshme,poshteruese dhe e demshme per te ardhmen.

Pa i qeruar mire hesapet dhe pa Kosoven ne tavoline,pa nje qendrim reciprok ndaj te gjitha problemeve shqiptaro serbe nuk mund te kete te ardhme,paqe e siguri ne Ballkan.
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC,
Tiranë ,22.12.2109

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close