Advertisements

Albin Kurti (LVV):Në bisedimet me LDK-në ka një gurë në rrugë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës do të vazhdojnë, por sipas tij ka një gurë në rrugë mes tyre, që nuk është as shkëmb, por as guralecë.

Kurti, i cili po merr pjesë në pritjen e Krishtlindjes, kur u pyet nga gazetarët për koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës u shpreh falënderues për lutjet e Don Lush Gjergji për arritjen e koalicionit.

“E falënderoj shumë Don Lush Gjergjin që është aktivist i çështjes kombëtare qysh në vitet e 90-ta, veprimtar, besimtar, punëtor për komb e fe që nuk është ndaluar asnjëherë.E falënderoj për urimin që ne sa më parë t’i mbyllim negociatat tona dhe të dalim me një qeveri të re siç e ka kërkuar populli ynë në zgjidhjet e fundit”, tha Kurti.

Ai më tutje është shprehur se në rrugën për arritjen e koalicionit është një gur në rrugë, por LDK-në e ka quajtur partner qeverisës.

“Në këtë rrugën e këtyre bisedimeve me partnerin tonë qeverisës, jemi kah fundi, kemi një gur në rrugë, nuk është as shkëmb e as guralec, mirëpo me urimet më të mira të Dom Lush Gjergjit, lutjet e të gjithëve dhe përkushtim mendoj se do t’ia dalim me sukses.Ju kam thënë më herët se kur t’i kemi rezultatet konkrete do t’i bëjmë publike ato, por derisa vazhdojnë negociatat duhet të lëmë procesi t’a ketë të vetën”, tha Kurti më tutje.

Ai ka konfirmuar gjithashtu se ka pasur takime dhe kontakte të vazhdueshme, duke thënë se lajm do të jetë vetëm arritja e koalicionit.

“Kontaktet, komunikimet, takimet nuk janë ndalur dhe vazhdojnë, edhe sot kemi kontaktuar, edhe dje, edhe pardje edhe nesër, por takimet, kontaktet, thirrjet e bisedat nuk janë lajm, por rezultati që po e presim me dëshirë ne”, tha Kurti.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close