Advertisements

Beteja në Aktio dhe fundi i Republikës Romake

Beteja në Aktio ku Kleopatra braktisi Antonion dhe ai e ndoqi nga pas. Fitorja e Oktavianit shënoi fundin e Republikës Romake. Fitorja detare e Oktavianit mbi flotën e bashkuar të Antonios dhe Kleopatrës afër Aktio në 31 pes. Solli fundin e Republikës Romake dhe krijoi perandorinë që do të sundonte gjatë pesëqind viteve të ardhshme. Gjithashtu siguroi që ndikimi kulturor i Romës të përqendrohej kryesisht në Perëndim e jo në Lindje. Kur Roma u bë një fuqi kulturore dhe ushtarake, romakët krijuan një demokraci nën udhëheqjen e një triandie. Triandia e parë përfundoi me vrasjen e Julius Cezarit në 44 para Krishtit. U pasua nga e dyta që përbëhej nga Marcos Antonio, Marcos Lepidos dhe Cezar Octavian, djalë i birësuar i Julius Caesar.

Menjëherë pas fitores së Triandisë të Dytë mbi vrasësit e Cezarit në Filipi në 42 pes, Lepidus u përjashtua nga udhëheqja, duke lënë Antonion dhe Oktavin në krye të Republikës. Edhe pse Antonio u martua me motrën e Oktavian, vazhdoi të synonte udhëheqjen romake. Në 33 para Krishtit, Oktaviani sundonte Romën dhe krahinat perëndimore, ndërsa Antonio sundonte Egjiptin dhe Lindjen. Forca më e madhe e Antonit, por dhe shumica e problemeve të ardhshme të tij, buronin nga kjo aleancë dhe dashuri me mbretëreshën egjiptiane Kleopatra. Marrëdhënia midis Antonios dhe Kleopatrës ishte e dobishme si për Egjiptin, duke kontribuar në pavarësinë e tij nga sundimi romak, dhe për Romën, e cila kishte një aleat të vlefshëm. Sidoqoftë, Oktaviani nuk donte ta ndante pushtetin me Antonion. Konkurrenca arriti kulmin kur Antonio u martua me Kleopatrën pa u divorcuar së pari me motrën e Oktavianit, i cili filloi të përhapte fjalë se Antonio synonte të shpërngulte qendrën e Republikës në Egjipt dhe Qipro. I’a doli të merrte një kopje të testamentit të Antonios, të cilin e lexoi në Senat, duke zbuluar synimet e rivalit të tij për të deklaruar fëmijët e tij dhe fëmijët e Kleopatrës, trashëgimtarë të pozicionit tël tij në udhëheqjen e Romës. Senati Romak u zemërua me Antonion që planifikonte të bënte Kleopatrën mbretëreshën e tyre, kështu që u pajtua me Oktavin të ndërmerreshin veprime ushtarake kundër tij.

Në fillim të 31 para Krishtit Oktaviani u nis me 400 galione dhe një ushtri prej 40,000 burrash për gadishullin e ngushtë helen që ndante Detin Jon nga Gjiri Ambracian. Rreth të njëjtës kohë, flotat e kombinuara të Antonios dhe Kleopatrës, 460 galione në total, pushtuan Aktion në jug të gadishullit të ngushtë përballë Oktavianit. Për disa muaj të dy forcat u përfshinë në përleshje të pafrytshme.I vetmi veprim i rëndësishëm u mor kur marina e Oktavianit bllokoi rrugën e furnizimeve të Antonios. Në fund të verës, furnizimet e Antonios kishin rënë në nivel të rrezikshëm dhe morali i ushtrisë së tij kishte filluar të bjerë. Antonio zgjodhi një luftë të hapur. Në mëngjesin e 2 Shtatorit doli në Detin Jon me 400 galerat e flotës të rreshtuara në tre rreshta, ndërsa pas tij vinte flota e Kleopatrës me 60 anije, përfshirë anijen-kasafortë. Ushtarët e Antonios dhe shum nga oficerët e tij të lartë protestuan sepse do të luftonin kundër Oktavianit në det dhe jo në breg. Kur nuk arritën ta bindnin, shumë dezertuan ose u renditën me kundërshtarët e tyre. Rezultati ishte që Oktaviani të informohej për planet e kundërshtarit të tij dhe anijet e tyre u rreshtuan me radhë përgjatë rrugës së arratisjes. Gjatë shumicës së ditës, secili formacion përpiqej të kapërcejë krahun verior të tjetrës. Nuk patën sukses dhe nuk fituan asnjë avantazh, por pasdite krijuan një hendek në vijën veriore të Antonios. Në vend që ta mbulonte me anijet e saj, Kleopatra shfrytëzoi mundësinë për të kaluar nga vendi i hapur dhe të ndjekë kursin për në Egjipt. Pasi kuptoi ikjen e saj, Antonio mblodhi 40 nga anijet e tij më të shpejta dhe filloi ta ndiqte. Flota e tij e mbetur, e tradhëtuar dhe pa kokë, u dorëzua shpejt. Ushtarët në tokë ose hodhën armët ose u zhdukën brenda vendit.

Më 9 Shtator, Oktaviani pushtoi Aktio dhe zonën përreth. Një vit më pas, Oktaviani filloi një sulm kundër Egjiptit për të përfunduar humbjen e Antonios dhe Kleopatrës. Legjionet e Antonios, duke ditur që ai e kishte braktisur ushtrinë e tij në Aktio, dezertuan pa luftuar. Antonio kreu vetëvrasje për të mos u arrestuar dhe, disa ditë më vonë, Kleopatra e ndoqi nga pas. Oktaviani u kthye në Romë si hero me të gjitha thesaret egjiptiane dhe mbeti i vetmi udhëheqës romak. Tre vite më vonë, senati e shpalli “August”, duke vendosur kështu Perandorinë Romake që sundoi për 500 vitet e ardhshme. K.E/

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/
Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close