Advertisements

Buxheti 2020/ 2.8 miliardë lekë më shumë për Forcat e Armatosura Shqiptare

ATSH / Gjatë vitit 2020 buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes parashikohet të rritet me 2.8 miliardë lekë në krahasim me vitin 2019 duke arritur nga 1.26% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në 1.34%.

Kjo rritje synon realizimin e objektivit të ndërmarrë në kuadër të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, që buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes të jetë 2% e PBB-së në vitin 2022.

“Më shumë mbështetje për personelin, operacionet brenda dhe jashtë vendit. Njëherësh, me buxhetin e ri i jepet një hov më i madh investimeve për emergjencat civile, arsimimit dhe modernizimit të Forcave të Armatosura”, tha ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Fondi për modernizimin e Forcave të Armatosura, – theksoi Xhaçka,- llogaritet 36 milionë euro, për misionet ndërkombëtare është parashikuar në buxhet një fond prej 8.2 milionë eurosh. Ndërsa, një mbështetje të madhe, – vijoi ajo,-  do të marrë edhe dhe parandalimi dhe përballimi i emergjencave civile.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close