Mbretëresha që vishej si burrë.

Hatshepsut: gruaja Faraon që e pikturuan me mjekër. Pse historianët e quajnë gruan e parë të rëndësishme në histori. Të dhëna të reja u prezantuan rreth mbretëreshës ikonike të Egjiptit të lashtë, Hatshepsut. Sipas drejtorit të Muzeut të Antikiteteve të Bibliotekës së Aleksandrisë, Husein Abdel Bashir, mbretëresha e famshme e Egjiptit antik vuante nga diabeti dhe si përfundim vdiq nga kanceri në moshën 50 vjeç.

Faraoni i pestë i dinastisë së 18-të të Egjiptit të lashtë mbretëroi për 20 vite mbretërinë më të fuqishme të asaj epoke, në shekullin e 15-të para Krishtit. Z. Bashir në fjalën e tij theksoi se Hatshepsut kishte bërë shumë vepra dhe la shumë tempuj dhe monumente pas, duke përmirësuar gjendjen financiare të vendit të saj. Ishte e martuar me gjysmë-vëllain e saj, Tuthmosi II dhe së bashku kishin një vajzë, Nefereure. Pas vdekjes së Tuthmosi II, anashkaloi Tuthmosi III, djalin e Tuthmosi II nga një grua tjetër dhe mbretëroi nga 1479 para Krishtit. deri në vdekjen e saj në 1458 para Krishtit.

Hatshepsut qysh atëherë që u vetëshpall faraon i Egjiptit, filloi të vishej si burrë faraon dhe kishte madje dhe pamje mashkullore. Me urdhër të saj, portretizohej me mjekër të rreme. Sipas studimit, Hatshepsut dëshironte të tregonte më shumë se Faraonët nuk ishin thjesht burra, por njerëz. Mbretëresha vdiq në 1458 para Krishtit. Djali i saj i adoptuar, Tuthmosi III, shkatërroi pothuajse gjithçka që kishte mundur të krijonte. Megjithatë mbeti e njohur në histori sipas egjiptologut James Bristain si “gruaja e parë e rëndësishme në histori që njohim”. K.E/

/Kalendari Enciklopedik Shqiptar/

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close