Advertisements

Përkujtojmë 79 vjetorin e vdekjes se At’ Gjergj Fishtes

.Eshte nje ze, qe edhe pse kane kuluar shume e shume vite, mbetet i veçante ne historine tone kombetare ! At Gjergj Fishta, poeti yne kombëtar, personalitet shumëdimensional, ndonëse per 45 vjet te sistemit komunist u anatemua per shkaqe ideologjike, ne kujtesen e popullit mbeti i paharruar. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe me Homerin Shqiptar, qe i la kombit kryevepren “Lahuta e Malesise” dhe 12 vepra te tjera, shqiptarin e pare te propozuar per çmimin Nobel ! Fishta nderroi jete 77 vjet me pare ne qytetin e Shkodres, me 30 dhjetor te vitit 1940, ne moshen 69 vjeç.

E gjithe jeta e tij si klerik, shkrimtar, filozof,,studiues, diplomat e politikan, rrezaton atdhedashuri si rrall kush tjeter. Kryetar i komisionit ne Kongresin e Manastirit per Alfabetin e Gjuhes Shqipe, themelues i revistes se famshme “Hylli i Drites” dhe shume gazetave, ligjërues ne dhjetra konferenca shkencore e polemist briland, e bejne ate modelin e nje intektuali te papersritshem ! Deputet i Shkodres ne Parlamentin e Shqiperise ne vitet ’20 te shekullit te kaluar me Mjeden, Gurakuqin dhe Hile Mosin, spikati per vizionin e tij te ndritur politik me fjalimet dhe oratorine e tij te veçante, perkunder injorances dhe kapadaillekut.

Fishta vinte ne Parlamentin e Shqiperise pas asaj eksperience prej diplomati ne vitin 1919 ne Konferencen e Paqes ne Paris, si sekretar i delegacionit Shqiptar ne kete konference. Ne analet e Diplomacise Europiane , ka zene me dinjitet vendin e vet fjalimi i shkruar nga Fishta me titull “ Te Drejtat e Shqipnise Etnike” qe e lexoi ne ate konference, ne emer te delegacionit shqiptar, imzot Luigj Bumçi. At Gjergj Fishta, nje emer krenarie ne Historine e Kombit tone, pavarësisht tallazeve qe ka prodhuar e prodhon pa meshire politika shqiptare.

/P:F:J

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close