Advertisements

Borell është i vetëdijshëm për faktin që kosovarët mund edhe të mos e duan për faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Editor

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se nuk e sheh si problematike për punën e tij, faktin që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Jo, pse do të duhej të ishte një problem?”, ka thënë Borell

Tutje,  duke folur për gazetën kroate “Vercenji.hr’, ai ka thënë se në pozitën e kryediplomatit të Bashkimit Evropian do të marrë detyra të tjera dhe se nuk do të veprojë si ministër spanjoll.

Megjithatë Borell është i vetëdijshëm për faktin që kosovarët mund edhe të mos e duan për faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Unë nuk do të veproj si ministër spanjoll, pasi do të marrë obligime të reja. Unë e kuptojë që kosovarët nuk do të më duan, për faktin se Spanja nuk e njeh Kosovën. Por imagjinoni nga ana tjetër, që unë vij nga një vend që e njeh Kosovës. Në këtë rast serbët nuk do të më donin. Këtu ekziston një asimetri e caktuar. E pranoj Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, ka thënë Borell për gazetën kroate.

Përveç tjerash, Josep Borell, ka thënë se në momentin  që do të krijohet qeveria e re në Prishtinë ai do të vizitojë Kosovën, shtet për të cilin diplomati spanjoll thotë se kurr nuk ka qenë.

Ai gjithashtu ka thënë se do të vizitojë edhe Serbinë, ku ka qenë disa herë. Në këto dy vizita Borell ka thënë se do të diskutohet për atë se si do të mund të krijohet një qasje e re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan.

“Do të diskutojmë më të dy palët për një qasje të re për zgjidhjen e problemeve në Ballkan, që është një prioritet për ne”, ka potencuar ndër të tjera shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Një takim me Josep Borell e ka paralajmëruar edhe kreu i VV’së, Albin Kurti, i cili pritet që së shpejti të jetë edhe kryeministër i Republikës së Kosovës, në rast se do të arrihet ujdia për bashkëqeverisja me LDK’në.

Kurti ka thënë se Borell do të duhet të shkëputet nga dialogu që ka drejtuar italiania Federica Mogherini, dhe sipas kreut të VV’së nuk do të mund të ketë zgjidhje pa negociata, dhe nuk do të ketë negociata për çështje të territoreve.

E se nuk e do idenë e korrigjimit të kufijve e prekjen e hartave, Borell e ka thënë kohë më parë, duke rikujtuar se është kundër vendosjes së kufijve në baza etnike

Që nga 1 dhjetori i këtij viti, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borell, është emëruar në postin e shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian. Diplomati spanjoll në këtë pozitë do ta zëvendësojë italianen, Federia Mogherini, duke marrë kështu automatikisht edhe detyrën e kryeneogciatorit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Reagon Beogradi për shkak të integrimit të sistemit energjetik të Kosovës me atë të Shqipërisë

Sistemi i transmisionit energjetik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike. Beogradi reagon, se nuk do ta lejojë zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Kosova dhe Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për transmisionet e energjisë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close