Advertisements

“Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës”

Editor

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) mbajnë tryezën e Diskutimit me temë: “Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë”

Kjo tryezë e diskutimit synon të diskutojë lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike. Më konkretisht, kjo tryezë do të reflektojë mbi implikimet financiare që ky ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, dhe jo vetëm, si dhe hapat të cilat do t’i ndërmarrë Qeveria e re në zbatimin e tij.

Gjatë këtij diskutimi Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të publikojë një Analizë Politikash e cila fokusohet në identifikimin e implikimeve të mundshme të rritjes së pagave si rezultat i miratimit të Ligjit të ri për Paga. Më saktësisht, kjo analizë shqyrton efektin që ky ligj mund të ketë në buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat, si dhe ndikimin e mundshëm socio-ekonomik.

Panelistët:

Sh.S. znj. Gerrie Willems – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Kosovës;

znj. Arbërie Nagavci – Lëvizja Vetëvendosje (LVV);

z. Avdullah Hoti  – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)(tbc);

z. Visar Rushiti – Demokracia Plus.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Ramush Haradinaj:Mospajtimet me kryeministrin e Shqipërisë,Rama kanë të bëjnë vetëm me një temë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Abc News”, ka rrëfyer mospajtimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që kanë të bëjnë vetëm me një temë, e ajo është ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve. […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close