Advertisements

Ekipi i Kosovës i bashkohet verifikimit të godinave në Durrës

Editor

ATSH/ Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Transportit të Kosovës, Rexhep Kadriu në një prononcim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se ekipi kosovar do t’i bashkohet vlerësimit të godinave në Durrës, për të përcaktuar nëse janë të banueshme ose jo.

Nga qyteti i Durrësit, Kadriu u shpreh se “me kërkesë të qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Kosovës, kemi ardhur bashkërisht për të mbështetur shtabin e Emergjencave për inspektimin e të gjitha objekteve që janë goditur nga tërmeti i fundit në qarkun e Durrësit. Ne do të punojmë sot, do të kemi një takim ku do të marrim të gjitha instruksionet në cilën pjesë të bashkisë do të vizitojë ekipi kosovar dhe ne do të fillojmë punën menjëherë në të gjitha objektet që kanë dëmtime të vogla, kanë dëmtime të mëdha. Do të vlerësojmë situatën, cilat objektet mund të përdoren nga qytetarët dhe cilat objekte duhet të rrënohen. Ne kemi bashkëpunim edhe me shtabin e Emergjencave të cilat i kemi nga ekipet tona, do të shpërndahen nëpër qytet dhe nga një inxhinier që do t’i bashkëngjitet grupit tonë. Shpresojmë ta përmbyllin brenda 10 ditëve. Ne kemi ardhur për të shërbyer dhe punuar bashkërisht”.

Sipas Kadriut, në varësi të nevojave dhe situatave do të operohet edhe për verifikimin e banesave. Nëse do të jetë e nevojshme tha ai, grupet kosovare do të ndihmojnë edhe në qytete të tjera krahas Durrësit.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Borell është i vetëdijshëm për faktin që kosovarët mund edhe të mos e duan për faktin që Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se nuk e sheh si problematike për punën e tij, faktin që Spanja vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. “Jo, pse do të duhej të ishte […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close