Advertisements

Greqia kërkon mbështetjen e NATO-s pas marrëveshjes turko-libiane

ATSH-AFP/ – Greqia, që i trembet shkeljes të të drejtave sovrane nga Turqia, pas nënshkrimit të memorandumit ushtarak turko-libian, do të kërkojë mbështetjen e NATO-s gjatë samitit të Aleancës që do të zhvillohet këtë javë në Londër, theksoi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Një aleancë nuk mund të qendrojë indiferente kur një prej anëtarëve të saj shkel hapur të drejtën ndërkombëtare dhe synon t’i bëjë keq një anëtari tjetër”, nënvizoi Kyriakos Mitsotakis, me rastin e një fjalimi të mbajtur në kongresin e partisë së tij të djathtë, ”Demokracia e Re”.

Greqia shprehu javën e kaluar pakënaqësitë e saj përsa i përket këtij memorandumi për bashkëpunimin ushtarak dhe thirri ambasadorët e Libisë dhe Turqisë në Greqi për t’u kërkuar informacione për përmbajtjen e këtij teksti.

“Nënshkruar gjatë një takimi në Stamboll mes presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kreut të qeverisë libiane të unionit kombëtar (GNA) Fayez al-Sarraj, ky protokoll ‘i bashkëpunimit ushtarak dhe sigurisë’ riforcon marrëveshjen kornizë për bashkëpunimin ushtarak ekzistues dhe lidhjet mes ushtrive të dy vendeve”, sipas Ankarasë./

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close