Advertisements

Karta Çubrilloviqiane për shfarosjen dhe përçarjen e shqiptarëve përmes besimit të tyre,levë pune e akademikëve të rinj serb

Kosova,Shqiptarët janë historikisht një etni e cila jo vetëm se kanë jetuar që nga lashtësia e thellë në kontinentin e quajtur Europë,por ata njëherish janë edhe një nga kontribuesit më të mëdhenj të kulturës së po kësaj Europe.

Por elementet etnike të cilat erdhën së voni në Europë në rrethana tashmë të njohura kanë pretenduar të jenë “Më kulturë ” europiane se sa ne duke pretenduar në ndryshiminn e besimit tek shqiptarët dhe me këtë edhe kinse jo përkatësinë europiane të kombit tonë.

Ata duke ditur se manipulimi me besimin e shqiptarëve ,në këtë rast atij islam,kanë mundësinë për të përçarë shqiptarët si dhe përmes kësaj mënyre të errët ti fusin në konflikt edhe me popujt tjerë si vëllezër europian,kanë përdorur këtë kartë që nga shekujt paraprak me propagandë e memorandume për shfarosjen e shqiptarëve e deri më sot.

Duke mos harruar Çubrilloviqin i cili hartoi projektin më famëkeq për shpërnguljen e shqiptarëve «Iseljavanje Arnauta» dhe i cili mbështetj në metoden më perfide të cytjes fetar ku ndër të tjera shkruante :“Siç dihet, masat muhamedane bien pre shpejt e ndikimeve te ndryshme, sidomos atij fetar. Ato jane besimtare dhe fanatike. Pra, qe t’i debojme shqiptaret, eshte e nevojshme qe ne te bejme per vete klerin dhe persona te tjere me ndikim ne kete drejtim, nepermjet parave ose kercenimeve. Na duhet sa me shpejt te jete e mundur qe te gjejme agjitatore, te cilet duhet te bejne propagande debimi. Do ishte mire natyrisht qe Turqia te na vinte ne dispozicion disa nga keta. Keta do kene per detyre qe te propagandojne bukurite e zonave te reja turke, pastaj jetesen e lehte dhe te rehatshme, te nxisin fanatizmin fetar ndermjet masave, si dhe te zgjerojne krenarine kombetare turke. Shtypi yne mund te sherbeje shume per kete, duke pershkruar zhvendosjen e lehte te turqve nga Dobruzha, si dhe stabilizimin e mire ne zonat e reja. Me keto pershkrime, mases shqiptare te popullsise sone do i krijoheshin kushtet paraprake per debimin e tyre.”

Pra koketimi i shqiptarëve me islamin politik është ujë në mulli të propagandës serbe e cila ,ka filluar t’i kushtojë Kosovës dhe me siguri se pasojat do të jenë edhe më të mëdha,e që është edhe një gabim të cilin shqiptarët po e bëjnë si në çdo riprojektim të politikës botërore deri më tani.

Pra siç e shkruam më lartë,ky shndrrim i besimit në politikë bërje ose tentim për ta bërë atë,ende sot e kësaj dite po iu jep mundësi çarçeve serbe të bëjnë propagandë e cila po mundohet t’i paraqesë shqiptarët si element subverziv në kontinentin ku ata u lindën!

Dhe ja sa fort i mëshon këtij “argumenti” Miroljub Jevtiq një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike,i cili thotë “se adresimi i vërtetë për problemin e Shtetit Islamik në Ballkan është Kosova, jo Bosnia siç pretendohet më së shpeshti.”

Ai duke folur më tutje për kinse “rrezikun që vjen nga Kosova ” ka vazhduar me propagandën e stilit të parardhësve duke thënë:”Bashkësia islame e BiH ka dënuar Shtetin Islamik, ndërsa Bashkësia Islame e Kosovës dhe Metohisë është e vetmja në këto zona që ka bërë thirrje për xhihad në Siri, në anën e Shtetit Islamik”,ka thënë ai duke vazhduar të përmendë rekrutimin e të rinjve nga Kosova për luftrat në Siri,duke thënë se është më i madhi për krye banori.
Në këtë kuadër ,Jevtiq futë edhe deklarimet e djalit të myftiut Ternava i cili siç shprehet ai ka bërë thirrje për xhihadizëm.

“Djali i myftiut të Kosovës bëri thirrje për xhihad, duke dhënë një shembull që nhga të tjerët duhet të ndiqet. Në këtë moment, megjithëse flitet shumë për këtë, vështirë se mund të ketë qendra serioze stërvitore në Kosovë dhe Metohi, pasi që ajo pjesë e Ballkanit është e kryqëzuar nga Inteligjenca amerikane dhe perëndimore “, tha një profesor në Fakultetin e Shkencave Politike.

Por ky profesor qëllimkeq nuk ka lënë pa futur në këtë kontekst edhe shpresën e qytetarëve për kthesë politike ,fitoren e Albin Kurtit për të cilin është shprehur se “është një islamist i theksuar,të cilin e mbështet perëndimi”!!
Jevtic thekson se ai,Kurti vetëm po flet hapur atë që mendojnë të tjerët.

“E gjithë popullsia islame, myslimane, shqiptare nga Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Kosmeti janë në favor të një shteti shqiptar që do të ishte një fazë derisa të bashkoheshin me muslimanët e tjerë, por kundër kësaj historie janë të krishterë shqiptarë, për të cilët flitet pak,” tha Jevtiq.

E shihni sa perfide janë tentimet e Serbisë për të ndikuar në prishjen edhe të atij pak kohezioni që ka mbetur ,për shkak se është evident ndryshimi i kahjes së të ashtuquajturës “tolerancë fetare” përbrenda vet shqiptarëve,si dhe të fillimit të mbizotrimit të mendimit negativ të politikës konservatore të perendimit ndaj Kosovës e cila veç po na shkakton probleme të theksuara në formën më brutale të mundshme,Izolimit të popullit tonë.

Kjo është “vdekjeprurse” për ne,sepse i kotë pretendim i dhe lidhja me lindjen,kur trupi ynë dergjet në perëndim s’bashku me rrënjët që si bart dot në orient.

//Shkruajtur nga Xhelil Arifi

//Proinformacion.com

 

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close