Advertisements

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS DHE SI MUND TË PËRMIRËSOHET GJENDJA NË SISTEMIN ARSIMOR NË KOSOVË

Editor

Nga Fadil Sahiti

Rezulatet e testit PISA

Rezultatet e testit PISA janë vetëm një shenjë, një symptom, që flet për sëmundjën e rëndë që e ka pllakosur sistemin arsimor në Kosovë, sëmundje e cila nuk ka zbritur nga qielli. Kjo sëmundje nuk është as si rezultat i punës konspirative të armiqëve tanë. Sëmundja ka histori dhe dihen shkaktarët e saj, kanë emër dhe mbiemër.

Kush janë përgjegjësit?

Ministri aktual është më së paku përgjegjës për këtë gjendje. Ai madje më duket totalisht injorant. Nuk e ka pasur as që e ka idenë se në cfarë gjendje është sistemi arsimor. Duket sikur mundohet që rezultateve të testimit PISA t’i japi dimension teknik. Dmth, duket sikur mundohet të thotë se sikur nxënësit dhe studentët të përgaditëshin më mirë teknikisht, rezultatet në matematikë dhe lexim do të ishin më të mira.

Mendoj që ministri Bytyci nuk është përgjegjësi kryesor. Përgjëgjës kryesor janë ministrat e mëparshëm si: Agim Veliu, Enver Hoxhaj, Arsim Bajrami, Ramë Buja.

Gjendja aktuale qartëson se arsimi në Kosovë ka dalur totalisht jashtë trendeve bashkëkohore të dijes dhe shkencës. Problemet kanë karakter strukturor, andaj edhe reforma duhet të jetë strukturore dhe përmbajtësore.

Është e vështirë të jap një recetë të saktë, megjithatë, më poshtë po i listoj disa nga masat që unë mendoj janë të domosdoshme.

Secila qasje do duhej të bazohej në një starategji afatgjate prej 5 – 10 vjecare. Stretegjia duhet të ndërtohet mbi këto 5 shtylla kryesore:

1. Sistemi arsimor i vendit duhet të adresojë nevojat e shoqërisë dhe të tregut. Vecanërisht duhet reformuar kurrikulat – programet mësimore – të shkollave fillore dhe te mesme dhe atë në mënyrë urgjente.
2. Vendi duhet të ketë një system inspektimi strikt dhe të qëndrueshëm, i cili do të conte drejt përmirësimit të performances së shkollave në të gjitha nivelet.
Kjo do të përmirësonte qeverisjen, udhëheqjen dhe menaxhimin adekuat në të gjitha nivelet e institucioneve arsimore.
3. Përcaktimi i standardeve për të adresuar performancën e dobët të shkollave dhe mësuesve. Synimet e performancës duhet të jenë specifike dhe të përafruara me strategjinë e përcaktuar në kornizën për inspektimet shkollore.
4. Cilësia e mësimdhënies duhet të përmirësohet nëpërmjet kushteve për pranim dhe largim nga puna e mësuesve dhe profesorëve. Procesi i rekrutimit të mësuesve do të duhej urgjentisht të depolitizohet dhe rekrutimi i tyre të bazohet sipas performances akademike, si dhe përvojës së punës. Kontratat e secilit mësimdhënës duhet të jënë jo më të gjata se 2 vjecare, dhe kontrata të ketë statusin e periudhës provuese.
5. Zbatimi i këtyre propozimeve kërkon një strategji të qartë, komunikim transparent dhe stimulime financiare dhe jofinanciare (trajnime adekuate) për të gjithë mësimdhënësit.

Tërë kjo reformë kërkon një aprovim nga tërë spektri politik. Dmth, partitë që vijnë në pushtet brenda këssaj përiudhe duhet të pajtohen në implementimin e objektivave të përcaktuara në strategji.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Si mund ta parandaloni fryrjen përmes këtyre ushqimeve natyral

Çajet – Përgatitni çaj më të fortë nga kamomili apo menta, shtoni pak mjaltë dhe limon. Çaji nga xhenxhefili po ashtu është shumë efektiv. Copëtoni 3 deri 4 pjesë, i përzieni me 3 dl ujë të vluar dhe e lini […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close