Advertisements

Leonik Tomeu (1456-1531)

Editor

…….shkruan Shpetim Hoxha……………………………….

Dihet, se në qiellin e natës, ku sundon perëndia pellazge Sellenë, (Hëna) nuk ndrit kurrë një yll i vetëm. Kështu, Gjergj Xhemisto Pletone, i vlerësuar si “filozofi më i madh i kohës së tij”, ka patur bashkë-kombas të shquar para-ardhës, kolegë të kohës së tij, por edhe në vitet e shekujt e mëvonshëm. Jo më pak i rëndësishëm është edhe emri i Mikele Kostandino Psellos (1018-1078) ,filozof, shkrimtar, politikan dhe historian. Universiteti i Kostandinopolit i kishte dhënë titullin “Konsull i filozofëve”. Më 1453, murgu Leonardo da Pistoja zbuloi gjatë një udhëtimi nëpër Maqedoni, 14 libra origjinale të M.Psellos mbi Thotin (Ermete Trismegisto) të titulluara “Hermetica” që u përkthyen në latinisht me urdhër të Kozimo de Mediçit dhe i shërbyen rrymës neoplatonike të Rilindjes europiane. Fusha e studimeve të tij përfshinte probleme të astronomisë, mjekësisë, muzikës, juridike, fizikës, matematikës, etikës, teologjisë, alkimisë, topografisë etj. Adhurimi i tij për Platonin dhe filozofët paganë, (që ngjallën reagimin e Kishës ortodokse) shpaloset në komentet e tij mbi Orakujt kaldian dhe shkrimet ezoterike.

Ndërsa Gjergj Gemisto Pletone përcolli trashëgiminë fetaro-shkencore pellazge në Perëndim, Mihail Trivoli (1480-1556) nga qyteti shqiptar i Artës, përhapi idetë filozofike të humanizmit në Lindje. Historianët e sotëm grekë, që na emërtojnë si të prapambetur kulturalisht, nuk e njohin faktin, se ka qenë traditë e familjeve shqiptare, që vijon edhe në kohët e sotme, që t’i arsimonin fëmijët në shkollat më të mira, brënda dhe jashtë vendit. Duke ndjekur këtë traditë, që dëshmohet tek të gjithë eruditët arbërorë të Rilindjes “greke”, edhe Mihail Trivoli i ndoqi mësimet e larta në shkollat e Italisë, Francës dhe Spanjës. Në Itali, qe nxënës i figurave më në zë të kohës si: Angiolo Polizano (1454-1494), Marsilio Ficino (1433-1499), Giovanni Pico Mirandola (1463-1494), si dhe i filozofit, historianit dhe astronomit me origjinë shqiptare, mësuesit të Kopernikut, Leonik Tomeu (1456-1531). Veprimtaria e tij emancipuese dhe përhapëse të ideve të Iluminizmit dhe Rilindjes, u zhvillua në Rusinë cariste të Ivanit të Tmerrshëm, ku akoma zotëronte fryma e prapambetjes mesjetare. Sot ai njihet si humanisti i parë i Rusisë, megjithëse studiuesit tanë të historisë, sikurse edhe për shumë figura të tjera të shquara të kulturës europiane me kombësi shqiptare, nuk e dinë se ka ekzistuar ndonjëherë. Me mbritjen e tij në Moskë (1518), ai nisi një veprimtari të gjërë filozofike, pedagogjike, etike, publicistike e sidomos në përkthimin e veprave më të njohura të humanistëve perëndimorë si dhe hapi shtypshkronjën e parë moderne. Edhe sot emri i tij zë vënd tek përkthyesit më të mëdhenj të botës, me 150 vepra të përkthyera

Me gjithë këto merita dhe përkushtimin në emancipimin e shoqërisë ruse të shk 16, që nga viti 1525 e deri në fund të jetës së tij, ai e kaloi në internim, në vëndet më të humbura të Rusisë, duke i ndaluar shpesh edhe leximin apo shkrimin e librave, si dhe dëshirën e zjarrtë për të kaluar pleqërinë në vendlindjen e tij. Sado që ndodhej larg, Mihal Trivoli-Artioti i kushtoi atdheut të tij shkrime, ku vënd të rëndësishëm zinin bëmat e Gjergj Kastriot Skëndërbeut. Kjo figurë e shquar e kombit arbër, e pa njohur dhe vlerësuar nga institucionet fetare shqiptare, më 1988 u shpall nga inkuizitorët e vet, Shënjtor i Orthodoksisë Ruse. (20)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Presidenti i Serbisë,Vuçiq në vizitë te Putini,temë bisedimi edhe Kosova

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot në Sotchi ka pritur kolegun e tij serb Aleksander Vuçiq në kuadër të një vizite të cilën presidenti i Serbisë po ia bën Rusisë. “Partneriteti strategjik midis Serbisë dhe Rusisë po zhvillohet dhe po […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close