Advertisements

LVV-LDK:Ka avancime,por jo edhe marrëveshje

Editor

Pa arritje të marrëveshjes për koalicion qeverisës ka përfunduar takimi i sotëm mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Përkundër negociatave afër dy orësh me një pauzë të shkurtër, dy liderët nuk arritën të nënshkruajnë marrëveshjen ashtu siç është deklaruar, pasi aty u shpërfaqën dallime të tjera në të cilat nuk pati pajtueshmëri. Dy krerët e partive thanë se ka avancime në diskutime, por marrëveshje ende jo.

Lideri i VV-së, Albin Kurti u shpreh se negociatat do të vazhdojnë, pasi ende ka dallime në disa çështje, por nuk i tregoi se cilat janë ato.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi nevojën që ende të punohet të përafrimin e marrëveshjes, pasi janë disa çështje të cilat ende nuk kanë përafrim.

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit nga KQZ-ja, partia fituese Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar takimet me partinë e dytë, LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme. Derisa nuk u bë e ditur se kur do të jetë takimi i radhës, por u tha se për këtë do të njoftohen mediat.

Loading...
Advertisements
Next Post

KOSTT- Kosova i bashkohet Shqipërisë

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) nënshkruan të hënën në Tiranë marrëveshjen e themelimit të bllokut rregullues të sistemeve energjetike Kosovë-Shqipëri. Në një komunikatë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close