Advertisements

MASHTRUESIT E VJETËR TË POLITIKËS NUK MUND TA NDRYSHOJNË GJENDJEN E SHQIPTARËVE NË MAQEDONI!

Editor
Nga Abdulla Mehmeti

Drejtuesit e partive politike të shqiptarëve, të pozitës dhe opozitës, para se të krekosen për NDRYSHIME me zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 12 prillit 2020, duhet t’u japi përgjigje publike shqiptarëve në Maqedoni dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë:

1. Pse ende shqiptarët në këtë shtet trajtohen pakicë kombëtare, edhe pas ndryshimeve kushtetuese sipas Marrëveshjes së Ohrit (2001) dhe pas ndryshimeve kushtetuese të fundit (2019) kur shumica e liderëve të këtyre parti politike kanë qenë pjesëmarrëse në përbërjen aktuale të Parlamentit?

2. Pse gjuha shqipe nuk përmendet me emrin e saj, as në Kushtetutë dhe as në ligjet e këtij shteti, por si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve?

3. Pse shqiptarëve në Maqedoni nuk u garantohet me kushtetutë e drejta e arsimimit në gjuhën amtare në arsimin e lartë (universitar), por vetëm në arsim fillor dhe të mesëm, sipas Kushtetutës dhe në bazë të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, e cila tani është përfshirë edhe në preambulën e kësaj kushtetute?

Përderisa shumica e liderëve dhe drejtuesve kryesorë të këtyre partive politike të shqiptarëve kanë kaluar nga disa mandate si deputetë në Parlamentin e këtij shteti, ndërsa pozita e shqiptarëve është siç konstatohet më lartë, cila do të ishte arsyeja dhe motivi i qytetarëve shqiptarë që t’u besojnë ende këtyre partive dhe liderëve se mund të bëjnë NDRYSHIME në të ardhmen, pas zgjedhjeve parlamentare të ardhshme, që pritet të mbahen më 12 prill 2020?

(4.XII.2019)

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Killan Wahl:Në bazë të hulumtimeve gjysma e qytetarëve në Kosovë nuk ndihen të sigurt.

Në një konferencën të organizuar me kryesuesit e Këshillave Komunalë për Siguri në Bashkësi,ka folur edhe Zëvendës ambasadori i OSBE-së, Killan Wahl, i cili ka thënë se në bazë të hulumtimeve gjysma e qytetarëve në Kosovë nuk ndihen të sigurt. Ai […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close