Advertisements

Nexhmedin Spahiu godet me gjuhën e armiqëve të shqiptarëve!!

Editor

Njeriu mund të ketë idetë e tija në lidhje me diçka,por njeriu gjithmonë duhet të ketë një kodeks kur ka të bëjë me gjëra madhore.

Viteve të fundit nuk janë të paktë ata të cilët po mundohen të vënë pyka përçarëse në mes të shqipëtarë për t’i ndarë ata dhe kështu për t’i sunduar më lehtë.

Në sojin e tyre hyn edhe Nexhmedin Spahiu ,tashmë i njohur si përkrahës i rrymave orientaliste si dhe i “Kombit Kosovar”.Ai nuk ndalet së provokuari me idetë e tija provokative por edhe me ide të cilat në mënyrë të hapur nxisin vëlla vrasjen.

Si ka mundësi që një opinionist i cili shëtit gjithandej televizionet nacionale,të nxjerrë nga lapsi i tij një status /text të tillë i cili jo se bie nën nivelin një njeriu normal ,porse është edhe provokativ në atë masë sa që meriton edhe kallëzim ligjor.

Një fytyrë (e zezë) publike duhet të mbajë përgjegjësi ,jo vetëm për sjelljet e tija,por edhe për shkrimet dhe prononcimet.Sa keq që ky shteti ynë ,dhe jo vetëm nuk merr masa ndaj shpifsve të këtij lloji.

Edhe po të “ishte e ndarë” Kosova në atë që pretendon Nexhmedin Spahiu,ai si një “intelektual” i pretenduar nuk do të guxonte ta pohonte ,por do të duhej t’a shtendosë situatën.Shqiptarët e Kosovës e treguan tashmë së fundmi ,me rastin e tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë se sa e duan Shqipërinë mëmë.Unë nuk e di se çfarë i duhet më shumë Spahiut për ta kuptuar këtë!!

Sido qoftë lexo shkrimin e tij si më poshtë statusi i plotë i të tij për të krijuar idenë e plotë të mendimit djallëzor të Nexhës!


A mund të shmanget lufta civile në Kosovë?

Kosova fatkeqësisht është e ndarë mes atyre që Kosovën e duan shtet të pavarur e sovran e subjekt ndërkombëtar dhe atyre që pavarësinë e shohin të përkohshme vetëm si trampolinë drejt bashkangjitjes së saj Shqipërisë. Në luftën çlirimtare (1998/99) ishim të gjithë bashkë, sepse të dy palët kishim interes ta heqim qafe Serbinë. Tani sa më shumë po e harrojmë Serbinë po ndezet konflikti i brendshëm. Shumë nga kombet në fillimet e veta janë përballur me luftën civile. Kombi Shqiptar është përballur me luftë civile 3 dekada pas lindjes së tij (1943/44). Tani Kosova është futur në dekadën e dytë pas pavarësisë de jure dhe dekadën e tretë de facto. Shenjat e rrezikut janë të qarta. Por ka një dallim mes Shqipërisë 1944 dhe Kosovës 2030. Krijuesi i Shqipërisë, AustroHungaria kishte vdekur dhe zëvendësuesja e saj Gjermania po humbiste luftën. Kosova ka babë Amerikën, dhe kjo është garancë që nuk do të ketë luftë civile në Kosovë. Nëse rroli amerikan në Ballkan në ndërkohë dobësohet, atëherë do të fuqizohen forcat që janë kundër pavarësisë së Kosovës, kurse patriotët e vërtetë të Kosovës do të detyrohen ta mbrojnë pavarësinë e Kosovës me luftë./


 //Xh.Arifi//Proinformacion.com


 

Loading...
Advertisements
Next Post

KRYEMINISTRI RAMA :APEL I DETYRUAR MEDIAVE

Ky është postimi i kryeministrit shqptar,Edi Rama drejtuar mediave ,për  raportimin në lidhje me  periudhën pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë. APEL I DETYRUAR MEDIAVE -Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close