Advertisements

Për Borellin mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Spanja nuk paraqet problem për të ndërmejtësuar bisedimet Kosovë-Serbi

Shefi i ri i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka folur rreth njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës.

Borrell i cili ishte ministër i Punëve të Jashtme të Spanjës, ka thënë se fakti se vendi i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës nuk do të jetë problem që ai të jetë ndërmjetës i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

I pyetur nëse paraqet problem që ai të merret me çështjen Kosovë-Serbi duke qenë se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Borrelli tha se nuk shqetësohet për diçka të tillë.

Ai tutje tha se tha se pavarësisht gjithçkaje, çdoherë do ketë pakënaqësi.

“Jo, përse do të ishte problem?. Unë nuk veproj tani si ministër i jashtëm i Spanjës, sepse kam detyra të reja. E kuptoj që njerëzit mund të vijnë në përfundimin se nëse vendi im nuk e njeh Kosovën, kosovarët nuk do t’më duan. Imagjinoni, në anën tjetër, të vijë nga një vend që e njeh Kosovën. Në atë rast do të mendonin se serbët nuk do të jenë të kënaqur me mua. Ka disa asimetri. E njoh Kosovën, dikush është i pakënaqur. Nuk e njoh Kosovën, dikush tjetër është i pakënaqur”, tha Borrell në një intervistë për gazetën kroate “Veçernji list”, transmeton lajmi.net.

Borrell ka thënë po ashtu se do ta vizitojë Kosovën pas formimit të Qeverisë së re.

“Gjëja e parë që do ta bëj, pasi Kosova të formojë qeverinë, është vizita në Kosovë, ku nuk kam qenë kurrë. Do të vizitoj edhe Serbinë, ku kam qenë disa herë, në mënyrë që të flas me të dyja palët për qasjen e re të zgjidhjes së problemeve në Ballkan, që për ne është një nga prioritetet”, ka thënë Borrell.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close