Advertisements

Plani destruktiv për caktimin e varrezave të qytetit në parkun pishave të fshatit Velekincë nuk do të kalojë.

Editor

Velekinca, një fshat me lumë, me tokë pjellore dhe me pyllin afër, do të mund të shfrytëzohej për shumë të mira, përpara se të shpërfytyrohej me projekte të gabuara.

Velekinca ka tre lokacione me varreza të banorëve të fshatit. Një tek varrezat e vjetra, një tek varrezat e Velekincës së Epër dhe një lokacion që ka filluar afër shkollës.
Velekincës, i ka rënë hise të durojë deponinë rajonale të mbeturinave në brendi të malit.
Një vendim i fundit, i Kuvendit Komunal ka lejuar edhe tregun e kafshëve, po në Velekincë.
Shtoi kësaj edhe një fabrikë të përpunimit të mishit, dhe fabrika të tjera, të cilat jo rrallë kanë qenë ndotës i ambientit.

Tani, projekti i radhës është tentativa për t’i kaluar varrezat e qytetit në këtë fshat.
Vendi i përzgjedhur, është një vend ideal për të gjallët, pasi është një pyll me pisha. Do të mund të plotësohej me elemente që do të ishte atraktiv për rininë, pleqtë dhe sportistët. Aty do të mund të bëheshin shëtitore e pushimore, që do të ishin të vlefshme edhe për rehabilitimin e të sëmurëve. Por më së paku është një vend i përshtatshëm për varreza.
Për varreza do të duhej të jetë ndonjë lokacion kodrinorë e jo tokë bujqësore.
Kjo edhe për faktin se rrotull ka tokë të punueshme, pjellore, dhe ka edhe shumë shtëpi në afërsi.

Edhe sa i përket nevojave të banorëve të Gjilanit, ky lokacion është larg qytetit dhe rruga që çon në këtë lokacion është e papërshtatshme për kortezhet mortore dhe pengon në jetën e përditshme të atyre banorëve.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, banorët nga fshati Uglar, fshati Velekincë, Lagjja e Zabelit dhe Lagjja e Arbërisë, janë angazhuar fillimisht ta kundërshtojnë këtë projekt me anë të peticionit. I ftoj të gjithë ta përkrahin këtë iniciativë me premtimin se do të organizohemi dhe do ta kundërshtojmë në të gjitha format.//Riza Abdyli

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Komisioni i ri i Bashkimit Europian fillon punën

Tani edhe zyrtarisht – këtë të dielë Ursula von der Leyen ka filluar punën si shefe e Komisionit të Bashkimit Evropian. Ish-ministrja gjermane nuk do ta ketë fare lehtë. Ajo është dashur të fillojë këtë punë me 1 nëntor, por […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close