Advertisements

Presidenti Ilir Meta ka ndarë medalje për të gjithë ushtarët e FSK’së të cilët i dolën në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti

Editor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron sot në Kosovë. Në një organizim të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, kreu i shtetit shqiptar ka ndarë medalje për të gjithë ushtarët e FSK’së të cilët i dolën në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

Haradinaj ka thënë se shqiptarët janë më unik se kurrë dhe që nuk ka tërmet që e ligështon këtë relacion.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Ne jemi unik si kurrë më parë, sepse të bashkuar s’ka tërmet që na ligështon!

Sot, jemi të gjithë të nderuar nga Presidenti shqiptar Ilir Meta, me ndarjen e dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik.

Këtë nder na e krijoi Ushtria jonë, e cila me profesionalizëm e në heshtje, pa mburrje e vet-reklamë kreu misionin e saj të shenjtë kushtetues dhe patriotik, që ia ka besuar populli i Kosovës!

Me gatishmërinë tonë, duke vënë në funksion të gjithë mekanizmat shtetëror ndaj vëllezërve dhe motrave andej kufirit, morëm një mesazh historik, se ne shqiptarët nuk jemi më në dimrin e vetmisë së madhe.

Jemi rritur vetë dhe kemi shumë miq që na duan.

Krenar me Forcën tonë!/rtklive

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Lidhja Demokratike e bindur në arritjen e marrëveshjes me Vetëvendosjen

Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikatë për media bën të ditur se bisedimet me Vetëvendosjen do t’i vazhdojë ditëve në vazhdim pa caktuar ndonjë ditë të caktuar. Një takim mes Isa Mustafës dhe Albin Kurti është zhvilluar të hënën […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close