Advertisements

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit

Editor

Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti të hënën aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave, të identifikuar me inicialet: N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J dhe R.B.

Veprat e tyre të dyshuara penale përfshijnë: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Tre nga të pandehurit gjenden në paraburgim, ndërsa tre të tjerë janë në arrati.

Ndaj këtyre tre të fundit, gjykata kompetente ka lëshuar urdhërarrest dhe letër-rreshtim ndërkombëtar, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Në komunikatën e Prokurorisë thuhet se veprimtaritë e grupit kriminal kanë rezultuar me vrasjen e tani të ndjerit Oliver Ivanoviq.

Ivanoviq ka qenë udhëheqës i iniciativës qytetare serbe “Liria, Demokracia, Drejtësia”.

Ai u qëllua për vdekje pranë zyrës së tij në Mitrovicën e Veriut, në janar të vitit 2

Në gusht të këtij viti, ministri në detyrë i Drejtësisë në Kosovë, Abelard Tahiri, ka thënë se i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit është Millan Radoiçiq, nënkryetar i subjektit politik serb Lista Serbe.

Radoiçiq ndodhet në arrati./rel

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

LVV-LDK:Ka avancime,por jo edhe marrëveshje

Pa arritje të marrëveshjes për koalicion qeverisës ka përfunduar takimi i sotëm mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa. Përkundër negociatave afër dy orësh me një pauzë të shkurtër, dy liderët nuk arritën të nënshkruajnë […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close