Advertisements

Putin dhe Xi prezantojnë gazsjellësin e parë ruso-kinez

ATSH-AFP/ – Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu kinez, Xi Jinping përshëndetën sot fillimin historik të gazsjellësit të parë që lidh dy vendet, gjatë ceremonisë për inaugurimin e këtij gazsjellësi të quajtuar “Forca e Siberisë”.

”Kjo është një ngjarje vërtet historike, jo vetëm për tregun botëror të energjisë, por para së gjithash për ju dhe për mua, për Rusinë dhe Kinën”, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin në një video-konferencë mes dy krerëve transmetuar në televizionin rus.

“Ky projekt do të sjellë bashkëpunimin strategjik ruso-kinez në një nivel krejt të ri”, shtoi ai.

Gazsjellësi “Power of Siberia” lidh nëpërmjet më shumë se 2 000 kilometra tubacione, depozitat e Siberisë lindore në kufirin kinez.

Në përfundim, i gjithë rrjeti do të jetë i gjatë më shumë se 3 000 kilometra.

Gazsjellësi i parë ruso-kinez, destinuar për të përmbushur kërkesat energjetike të Kinës, simbolizon partneritetin strategjik mes Pekinit dhe Moskës, veçanërisht në fushën energjetike.

“Rubineti është hapur! (…) gazi hyn në Kinë”, deklaroi zyrtarisht kreu i Gazprom, Aleksei Miller, i shoqëruar nga dhjetëra punonjës.

“Zhvillimi i marrëdhënieve ruso-kineze është dhe do të jetë një prioritet i politikës së jashtme për vendet tona”, theksoi presidenti kinez, Xi Jinping.

“Bëhet fjalë për një projekt historik (…), ai përbën një shembull për integrimin e thellë dhe bashkëpunimin e dobishëm mes vendeve tona”, shtoi ai.

Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close