Advertisements

Putin: Rusia e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n!!

Editor

ATSH-AFP/ – Rusia është e gatshme të bashkëpunojë me NATO-n, pavarësisht sjelljes së saj të vrazhdë, deklaroi sot presidenti rus, Vladimir Putin, në momentin e një samiti të Aleancës Atlantike që shënon 70-vjetorin e saj.

“Ne e kemi shprehur disa herë vullnetin tonë për të bashkëpunuar me NATO-n, mbi kërcënimet reale si terrorizmi ndërkombëtar, konfliktet e armatosura lokale dhe rrezikun e përhapjes së armëve të shkatërrimit masiv”, deklaroi presidenti rus, i cituar nga agjencitë e lajmeve.

NATO nuk e konsideron Rusinë si armike, por do të kundërpërgjigjet nëse kjo e fundit sulmon Poloninë dhe vendet balltike, theksoi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për të përditshmen polake, “Rzeczypospolita”.

“Nëpërmjet një pranie të madhe të forcave të NATO-s në Poloni dhe në vendet balltike ne i dërgojmë një sinjal të fortë Rusisë. Nëse ka një sulm kundër Polonisë dhe vendeve balltike, është e gjithë aleanca që do të përgjigjet”, deklaroi Jens Stoltenberg, ndërkohë që samiti i 70-vjetorit të NATO-s hapet në Londër.

“Ne nuk e përcaktojmë Rusinë në këtë mënyrë, si armik të NATO-s. Ne thjesht do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme. Ne duhet të jemi të sigurt që ajo që kemi parë në Ukrainë, një pushtim i Rusisë kundër fqinjit të tij, të mos ndodhë kundër një anëtari të NATO-s”, shtoi ai në një intervistë të dhënë gjithashtu për të përditshmet gjermane “Süddeutsche Zeitung”, spanjolle “El Pais”, italiane, “Il Sole 24 Ore”, greke “Kathimerini” dhe daneze “Jylland-Posten”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

SHOQËRIA KULTURORE ARTISTIKE “AGIMI” SHËNOI 75 VJETORIN E THEMELIMIT

Me një program të pasur, në të cilin në mënyrë origjinale artistike janë përmbledhur kënga, vallja, rezistenca, qëndresa dhe triumfi, mbrëmë është shënuar 75 vjetori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”. Në programin e përgatitur për shënimin e 75 vjetorit, në […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close