Advertisements

Ramush Haradinaj:Mospajtimet me kryeministrin e Shqipërisë,Rama kanë të bëjnë vetëm me një temë

Editor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Abc News”, ka rrëfyer mospajtimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që kanë të bëjnë vetëm me një temë, e ajo është ndarja e Kosovës dhe ndryshimi i kufijve.

“Mospajtim me kryeministrin e Shqipërisë kam vetëm me një temë, ajo është ndarja e Kosovës, nuk është personale, mbroj interesin e vendit tim”, tha Haradinaj.

“Kjo nuk më pengon të bashkëpunoj me kryeministrin Rama, kam bërë përpjekje për të komunikuar me Ramën, por nuk kam pasur asnjë komunikim”, tha ai.

Sa i përket ndryshimit të kufijve apo marrëveshjes së saj ai thotë se nuk kam parë një marrëveshje, por kam parë qëndrime që e bëjnë një marrëveshje.

“Jam kundër të shkëmbimit të territoreve, Pavarësia e Kosovës është në territorin e tanishëm të kufijve dhe nuk të pranoj ndryshim të kufijve. Ne jemi opozitë nuk i bëjmë opozitë vendit tonë, nuk do të bëjmë politikë vetëm për të kundërshtuar. Kemi mjaft integritet politik”, tha Haradinaj.

Sa i përket thirrjes në Gjykatën e Hagës, Haradinaj tha se i ka kryer detyrat e tij.
“Nëse ka tendenca i sfidoj sërish, janë hetime krejtësisht politike. Kam qeverisur si kryeministër i një vendi sovran, shqiptari nuk ka luajtur nga e drejta vet”, u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës.

Së fundmi Haradinaj i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve. “Njeriu për njeriun është çdo gjë, duhet ti qëndrojmë afër secilit prej tyre që kanë humbur të afërmit. Nuk duhet të lëmë askënd pa përkujdesje, kudo që janë njerëzit të mos kursehen”, u shpreh Haradinaj.

Loading...
Advertisements
Next Post

Raporti i Komitetit të Inteligjencës: Presidenti Trump abuzoi me pushtetin

Komitetit i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar raportin në kuadër të procesit të nisur për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump. Raporti thotë se presidenti vendosi interesat personale politike “mbi interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”. Në raportin […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close