Advertisements

Raporti i Komitetit të Inteligjencës: Presidenti Trump abuzoi me pushtetin

Editor

Komitetit i Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar raportin në kuadër të procesit të nisur për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Raporti thotë se presidenti vendosi interesat personale politike “mbi interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Në raportin prej 300 faqesh, Komiteti i udhëhequr nga demokratët tha se Trump kishte përdorur ndihmën ushtarake amerikane dhe planet e një vizite në Shtëpinë e Bardhë, për të bërë presion ndaj homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskey, që të zhvillojë hetime, nga të cilat Trump do të kishte përfitime politike.

“Plani i presidentit Trump ka minuar politikën e jashtme të SHBA-së ndaj Ukrainës dhe sigurinë tonë kombëtare në favor të dy hetimeve me motive politike që do të ndihmonin fushatën e tij të rizgjedhjes”, thuhet në raport.

Para se të publikohej draft raporti, presidenti republikan kishte sulmuar hetimin e udhëhequr nga demokratët si “shumë jopatriotik”.

Dhoma e Përfaqësuesve vendosi të fillojë procesin e shkarkimit të presidentit të SHBA-së, pasi një informator i paidentifikuar kishte deponuar një ankesë lidhur me një telefonatë të zhvilluar në korrik ndërmjet presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymir Zelenskyi. Sipas informatorit, gjatë kësaj bisede, Trump i kishte kërkuar Zelenskyt që të hetojë për korrupsion rivalin e tij politik Joe Biden dhe djalin e tij. Biden aktualisht po synon që të marrë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Leonik Tomeu (1456-1531)

…….shkruan Shpetim Hoxha………………………………. Dihet, se në qiellin e natës, ku sundon perëndia pellazge Sellenë, (Hëna) nuk ndrit kurrë një yll i vetëm. Kështu, Gjergj Xhemisto Pletone, i vlerësuar si “filozofi më i madh i kohës së tij”, ka patur bashkë-kombas […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close