Advertisements

Shkrimtarit çek Milan Kundera i rikthehet shtetësia

Editor

Më shumë se katër dekada pasi iku nga komunizmi në atdheun e tij, shkrimtari, Milan Kundera, e ka rifituar shtetësinë e tij çeke.

Shkrimtari 90 vjeçar, është autori i shumë veprave me famë ndërkombëtare, përfshirë veprat “Shakaja” dhe “Mosdija”.

“Ky është një gjest simbolik shumë i rëndësishëm, një kthim simbolik i shkrimtarit më të madh çek”, tha Petr Drulak, ambasador i Çekisë në Francë, i cili i dorëzoi dokumentet e shtetësisë shkrimtarit Kundera, në apartamentin e tij në Paris.

Në vitin 1975 Kundera iku nga Çekosllovakia e atëhershme e cila qeverisej nga komunistët.

Katër vjet më vonë, regjimi komunist ndaloi librat e tij dhe i hoqi shtetësinë pas botimit të veprës “Libri i Qeshjes dhe Harresës”, në të cilin ai e quajti presidentin e atëhershëm Gustav Husak “president i harresës”.

Kundera mori nënshtetësinë franceze më 1981 dhe rrallë e vizitoi atdheun e tij, madje edhe pas rënies së komunizmit më 1989 dhe ndarjes pasuese të Çekosllovakisë më 1993.

Kryeministri çek, Andrej Babis,e filloi së pari idenë për kthimin e shtetësisë së Kunderës, pasi të dy u takuan në kryeqytetin francez vitin e kaluar./rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

Jeta pas tërmetit, Durrësi i rikthehet përditshmërisë

ATSH/ Durrësi, një nga zonat më të prekura nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit po i rikthehet normalitetit, pas një jave të vështirë. Njerëzit janë rikthyer në banesa pas verifikimit të tyre nga ekspertët si të padëmtuara ndërkohë që […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close