Advertisements

SHOQËRIA KULTURORE ARTISTIKE “AGIMI” SHËNOI 75 VJETORIN E THEMELIMIT

Editor

Me një program të pasur, në të cilin në mënyrë origjinale artistike janë përmbledhur kënga, vallja, rezistenca, qëndresa dhe triumfi, mbrëmë është shënuar 75 vjetori i Shoqërisë Kulturore Artistike “Agimi”.

Në programin e përgatitur për shënimin e 75 vjetorit, në fillim orkestra e ShKA “Agimi” dhe grupi i këngëtarëve, para artëdashëve në sallën e mbushur plot të shtëpisë së kulturës në Prizren, shpalosën margaritarët e këngës sonë popullore.

Ajo që i la të impresionuar të pranishmit ishte koreodrama e përgatitur nga Gëzim Sertolli, me muzikë të Naim Gjoshit nga Elbasani dhe me kostume të përgatitura nga Suzana Susuri dhe Nadire Bytyqi.

Një koreografi në të cilën janë përmbledhur 75 vite aktivitet, një përmbledhje artistike që e përçon shumë qartë mesazhin e ruajtjes dhe kultivimit të vlerave si rezistencë dhe lavdi, por edhe si sfidë dhe përballje e vazhdueshme për ta ruajtur dhe kultivuar artin kombëtar, si pjesë e qëndresës e betejave deri në triumf.

Në fund të shfaqjes më një duartrokitje të gjatë publike shprehu respektin dhe mirënjohjen për të gjithë stafin e angazhuar në këtë koredoram, për valltarët, për muzikën, për kostumet, për koreografin Gëzim Sertollaj, i cili e barti mbi supe përgatitjen e kësaj koreodrame.

Pas programit artistik, kryetari i Këshillit organizativ Kadri Skeja falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, ndërsa përpos falënderimit shprehu mirënjohje edhe për më shumë se 5000 anëtarët e ShKA “Agimi” që kanë qenë pjesë e aktivitetit në 75 vjet.

Ai premtoi se “Agimi” në vazhdim do të punojë edhe më shumë, do të rritet edhe më shumë, dhe premtoi prezantim dinjitoz të vlerave kombëtare kudo nëpër botë që do të marr pjesë ShKA “Agimi”

Me këtë rast zyrtarët e Postës së Kosovës prezantuan dy pulla postare me motive nga aktiviteti i ShKA “Agimi.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements
Next Post

KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS DHE SI MUND TË PËRMIRËSOHET GJENDJA NË SISTEMIN ARSIMOR NË KOSOVË

Nga Fadil Sahiti Rezulatet e testit PISA Rezultatet e testit PISA janë vetëm një shenjë, një symptom, që flet për sëmundjën e rëndë që e ka pllakosur sistemin arsimor në Kosovë, sëmundje e cila nuk ka zbritur nga qielli. Kjo […]
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close