Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Në bazë të kërkesës së Prokurorisë, Gjykata ka lëshuar urdhër arrest, letër rreshtim vendor dhe letër rreshtim ndërkombëtar, bazuar në dyshimin e arsyeshëm se Zvonko Veselinoviq ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal “- tha Gashi.

Zvonko Veselinoviq, dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e policit Enver Zymberi më 25 korrik të vitit 2011 në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të njësitit Rosu.

Ai dyshohet edhe për një varg veprash të tjera./rtklive