Advertisements

Kush është presidenti i ri i Kroacisë i cili Vuçiqin e quajti çetnik?

Zoran Milanoviq, si një kandidat i SDP, u zgjodh president i ri i Kroacisë.Ai në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mposhti Presidenten në detyrë Colinda Grabar Kitaroviq me më shumë se 105,000 vota më shumë.

Milanoviq fitoi në nëntë qarqe dhe në katër qytete më të mëdha në Kroaci, ndersa Kolinda Grabar Kitaroviq në 12 qarqe, si dhe në diasporë.
Zoran Milanoviq (54), presidenti i ri dhe ish-kryeministër i Kroacisë, u kthye në politikë pas një ndërprerje gati katër-vjeçare gjatë së cilës punoi në një firmë konsulente që themeloi pasi Koalicioni i atëhershëm Kombëtar, të cilin ai drejtoi, u mund në zgjedhjet e 2016-ës.

Ngritja e Milanoviqit në shkallët politike filloi në Prill 2007, pas vdekjes së liderit të Partisë Social Demokratike Ivica Racan, kur ai u zgjodh pasardhësi i tij në zgjedhjet e partisë.
Pas fitores së të koalicionit ashtuquajturit. Kukuriko në vitin 2011, Milanoviq u bë kryeministër, mandati i tij shënoi hyrjen e Kroacisë në Bashkimin Evropian, por edhe vazhdimin e krizës ekonomike, si dhe varfërimin e pjesëve më të gjera të popullatës.

Pasi kishte dhënë dorëheqjen nga udhëheqja e partisë së tij më 2015,sepse koalicioni i tij mbeti pa shumicën ,kishte formuar firmën konsulente e cila kishte pasur klient të saj edhe kryemin istrin shqiptar Edi Ramën.
Gjatë atyre katër viteve pushim, Milanoviq u tërhoq pothuajse plotësisht nga publiku.

Ajo që e karakteriozon atë në lidhje me qëndrimet e tij për shqiptarët dhe Kosovën është se sikur pothuajse çdo politikan kroat edhe ai e sheh me miqësi mardhënien në mes dy popujve.
Nga ana tjetër edhe Milanoviq nuk është nga ata politikanët “zemër butë” ndaj serbëve ,posaqerisht ndaj kastës politike serbe post millosheviqiane.

Ai më shumë se një here ka qenë i ashpër kur ka komentuar apo karakterizuar politikanë serb,posaqerisht presidentin e serbisë ,Aleksandar Vuçiqin të cilin e ka quajtur ,Çetnik.këtë ai e ka deklaruar derisa ishte kryeministër i Kroacisë.
Milanoviq gjatë një dueli me Kolindën gjatë fushatës parazgjedhore ,kur ka folur për Serbinë ka thënë “Kroacia është një shtet më i fortë se Serbia”.
I pyetur për të adresuar çështjen e personave të zhdukur me Beogradin, Milanoviq tha shkurt: “Me presion, me presion të vazhdueshëm … dhe ai duhet të dalë në sipërfaqe “.

Serbia ka komentuar dhe shpresuar se në krye të Kroacisë do të vjen një person me qëndrime më të buta për ta ,porse edhe kësaj radhe nuk e kanë gjetur në milanoviqin personin e duhur.Asnjë kroat atdhetar dhe asnjë atdhetar shqiptar nuk mund t’i harrojë krimet serbe mbi këto dy vene mike,Kosovën dhe Kroacinë.

/Xh.Arifi/Proinformacion.com/

 

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close