Advertisements

Koka e Artemidës, thesari nga lashtësia në Muzeun Historik Kombëtar

ATSH/ Këtë fillimviti Muzeu Historik Kombëtar dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti kanë zgjedhur të sjellin në vëmendje objekte të çmuara të trashëgimisë sonë kulturore, si një mënyrë për të nxitur interesin e vizitorëve dhe për t’i orientuar ata në njohjen e thesareve të çmuara.

Këtë mëngjes, Margariti solli në vëmendje një copëz antikiteti siç e cilësoi ajo “Kokën e Artemidës”, gjetur në Apoloni, e që ndodhet sot e ekspozuar te Muzeu Historik Kombëtar.

Fillimet e artit në Dyrrah dhe në Apoloni shkojnë që në shek. VII-VI para Krishtit krahas themelimit dhe forcimit të qyteteve. Në Apoloni, arti i shek. IV-III para Krishtit përfaqësohet me disa vepra origjinale nga skulptura e rrumbullakët dhe nga relievi. Një vepër me cilësi të lartë artistike e gjysmës së dytë të shek. IV para Krishtit ishte koka e Artemisit, e paraqitur me një kthim të qafës, sipas modeleve të Leoharit.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close