Shkencëtarët nga Zvicra prodhojnë arin nga plastika!

Një nga metalet fisnike i cili ka qenë shumë i adhuruar nëpër shekuj nga njerëzimi tani mund të bëhet një metal që mund të prodhohet.
Edhe pse ndër vite, ari ka humbur disi ekskluzivitetin e tij, ai nuk ka humbur vlerën e tij.

Një grup shkencëtarësh nga ETH Cyrih i Zvicrës kanë shpikur se si të prodhojnë ar në laborator. Dhe jo çfar do lloji të arit. Ari i tyre peshon pesë deri në 10 herë më pak se ari tradicionale 18 karat dhe mund të përdoret për të zbukuruar bizhuteri që do të ruanin vlerën e tij, por do të ishin dukshëm më të lehta.

Dhe ndërsa përzierja klasike e arit 18 karatësh është e përbërë nga tre të katërtat e arit dhe një të katërtën e bakrit, ari i ri është bërë me fije proteine dhe polimere të latexiz për të krijuar një matricë që mbyll disqet e hollë të nanokristalëve të arit. Tingullon e komplikuar? Thjesht mund të themi lehtësisht se ata krijuan arin nga plastika.

Sipas njërit prej profesorëve të përfshirë në prodhim, Rafaele Mezenga, ari i ri ka të gjitha tiparet e plastikës dhe arit. Është i lehtë, nëse bie në një sipërfaqe të fortë tingëllon si plastike, por shkëlqen si ari dhe mund të përpunohet si ari klasik.

Shkencëtarët madje kanë zbuluar se si të ndryshojnë përbërjen e arit për të rregulluar forcën e materialit. Kështu që ata mund të krijojnë çdo lloj ari, madje edhe me ngjyra të ndryshme.
Mezenga thekson se ari plastik mund të përdoret për bizhuteri por edhe në pajisjet elektronike siç janë telefonat inteligjentë ose televizorët.

Shkencëtarët kanë patentuar tashmë arin e tyre plastik dhe tërë procesin e fabrikimit./prinformacion.com/

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close