Përfaqesuesja  e Kosovës sot ndeshje miqësore me Suedinë

Përfaqesuesja  e Kosovës sot zhvillon ndeshjen miqësore me Suedinë. Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të kësaj ndeshje që zhvillohet sot në Doha të Katarit, nga ora 15:45.

Kosovës e ka zhvilluar dje seancën e fundit stërvitore në Doha, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen miqësore kundër Suedisë, e cila zhvillohet në orën 15:45, sipas kohës në Kosovë.

Gjendja e futbollistëve është e mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e sotme.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka theksuar se kjo është një mundësi shumë e mirë për të gjithë lojtarët për të treguar çfarë mund të japin, sidomos ata që luajnë në Kosovë, por edhe ata që janë jashtë që nuk kanë qenë deri tash pjesë e Kombëtares.

Kosova ka krijuar njërin nga emrat më të respektuar në futbollin evropian, duke u quajtur edhe si “Brazili i Ballkanit”, për faktin se për një periudhë shumë të shkurtër ka arritur që të shndërrohet në një kombëtare shume serioze dhe pretendente për kualifikim në evropian.

Edhe pse renditja në FIFA dhe UEFA për Kosovën nuk është e mirë, kundërshtarët Kosovën e shohin si njërën nga kombëtaret më të rrezikshme në fushë.

Pra RTK ka arritur të sigurojë të drejtën e transmetimit të ndeshjes miqësore Suedi-Kosovë, që zhvillohet të dielën, me datën 12.01.2020 në Doha të Katarit nga ora 15:45.

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close