Ambasadori amerikan në Beograd Godfrey :Presim përparim në dialogun Kosovë-Serbi para zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Mediat njoftojnë se ambasadori amerikan në Serbi Anthony Godfrey ka thënë se shpresonte që Beogradi dhe Prishtina të arrinin një marrëveshje për Kosovën deri në vjeshtë.

Godfrey gjithashtu tha se ai pret që të ketë një përparim në këtë çështje para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

“Pritja jonë është që para zgjedhjeve në SHBA (më 3 nëntor), do të ketë përparim në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, sepse përparimi është absolutisht i domosdoshëm për stabilitetin në rajon. Kjo është arsyeja pse ne do të vazhdojmë punën tonë për të mbështetur dialogun”, tha Godfrey për Vecernje Novosti beogradas./proinformacion.com/

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close