Advertisements

Ambasadori Walker kërkon që të formohet qeveria sa më shpejtë

Vizitën e tij në prag të 21 vjetorit të masakrës së Reçakut po e shfrytëzon edhe për takime nëpër parti politike.

Ish ambasadori i OSBE-së Wiliam Walker i ka vizituar partitë që në zgjedhjet e 6 tetorit dolën e para dhe e dyta.

Dje ishte në LDK ndërsa sot shkoi në Vetëvendosje ku u takua me liderin e kësaj partie Albin Kurti.

Pas takimit me Kurtin, Walker foli para gazetarëve duke kërkuar që sa më shpejt të bëhet Qeveria e re.

Ishte vet Kurti që e përcolli Walker deri te dera por që nuk dha deklaratë për gazetarë. Ndërsa mysafiri amerikan tha se lufta për pozita është sistem i vjetër ndërsa theksoi se kishte menduar se tash me lidershipin e ri edhe idetë do të jenë ndryshe.

“100 ditë prej zgjedhjeve, kam menduar që negociatat dhe pozitat janë sistem i vjetër, kam menduar se ky është një sistem I ri, lidership i ri me ide më ndryshe, le t’i bashkojmë gjërat dhe të arrihet që të bëhet Qeveria e Kosovës”, tha ai.

Walker tha se populli i Kosovës ka shume nevojë për Qeverinë e re ndërsa shtoi se njerëzit kanë pritje të mëdha.

“Një shtet pa Qeveri vështirë se mund të quhet shtet. Keni  nevojë për një Qeveri, dhe pritjet e njerëzve këtu dhe pritjet e diasporës janë që ju keni një shans tani për të rinjtë , idetë e reja, mirëpo përderisa nuk e formoni qeverinë asnjë prej këtyre nuk mund të ndodhë”, tha ai.

Duke folur për kandidatin për kryeministër Albin Kurti, Walker tha se e njeh qysh para 20 viteve kur ka qenë me flokë të gjata duke thënë se ka qenë i fascionuar nga ai.

Wiliam Walker po qëndron në Kosovë për të marr pjesë në 21 vjetorin e masakrës së Reçakut ku u masakruan më shumë se 40 persona.

Walker që në atë kohë ishte shef i misionit verifikues të OSBE-së nga fshati Reçak pati deklaruar se ajo çka ka bërë regjimi i Millosheviqit në Reçak është krim kundër njerëzimit.

Walker vjen në Kosovë  çdo 15 janar ndërsa pranë varrezave të martirëve i është ngritur edhe një lapidar.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close