Subjekte malazezësh proserbe nga Kosova sulmojnë publikisht Mentor Shalën!

Disa subjekte të malazezëve të Kosovës të cilat janë shumë të afërta me politikat e Beogradit kanë reaguar kundër deklaratës së malazezit Llazar Radulloviq i cili është kryesues i Këshillit për Komunitete në kuadër të Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Këto subjekte kanë dal në mbështetje të Kishes Ortodokse Serbe dhe përpjekjeve siç thonë ata të kësaj kishe për ta shfuqizuar ligjin për mbrojtjen e lirive fetare dhe komuniteteve religjioze ne Mal të Zi, ligj ky i propozuar nga Qeveria e Malit të Zi dhe aprovuar nga Kuvendi malazez.

Ky grup pro-serb i malazezëve të Kosovës, kanë akuzuar edhe ish Drejtorin e Përgjithshëm të RTK-së, tash udhëheqës i mediave online, Mentor Shalën dhe u.d të menaxheres së RTK2, Aleksandra Jovanoviq që sipas tyre kanë bashkëpunuar së bashku me Radulloviqin për ta sulmuar kishën ortodokse serbe në Mal të Zi.

Në reagimin e tyre për këtë çështje ata ndër të tjera shkruajnë:

“Në bashkëpunim me ish-drejtorin e përgjithshëm të RTK-së e tani drejtorin për mediet dixhitale, Mentor Shalën, si dhe me personin e autorizuar për RTK2, Aleksandra Jovanović, kryetari i Shoqatës së malazezëve “Llovqen”, Lazar Raduloviq, me paramendim, në mënyrë të rrezikshme dhe qëllimkeqe, me kumtesën e tij të mbrapshtë e ka lajthitur publikun. Qëllimi i fundit i kumtesës së tij është krijimi i përçarjes brenda vëllezërve ortodoksë në Kosovë. I informojmë të gjitha mediet e lira se lidhur me kumtesën e Raduloviqit ia kemi dërguar përgjigjen tonë RTK2-shit, në mënyrë që opinioni ta njohë të vërtetën e plotë, por të njejtit nuk e kanë publikuar reagimin tonë dhe në këtë mënyrë kanë vërtetuar më së miri akuzat tona”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Pas këtyre akuzave ka reaguar ish-Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, i cili i ka quajtuar akuza më shumë se qesharake të këtyre personave që për të janë të panjohur.

“Seriozisht janë qesharak këta njerëz! Nuk kam koment tjetër për ta!

RTK e ka edhe me ligj obligim që përveç tjerash të promovojë liritë fetare dhe të drejtat e komuniteteve fetare në Republikën e Kosovës. Por gjithashtu RTK e ka obligim ligjor të promovojë lirinë, paqen dhe sigurinë si dhe të kontribojë në stabilitetin e brendshëm dhe rajonal”, ka deklaruar Shala për rtklive.com.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close