Advertisements

Agim Veliu (LDK):Përpjekja e LVV-së që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj, është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka theksuar se angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti mbrëmë ia ka dërguar ofertën e fundit për bashkëqeverisje LDK-së, duke i propozuar që qeverisja e ardhshme të ketë 14 ministri, nga të cilat LDK do të përfitonte 6 ministri, LVV 5 dhe minoritetet 3 ministri.

Veliu ka thënë se përpjekja e LVV-së që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj, është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Postimi i plotë:

Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës.
E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin.

Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike.

Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi.

Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close