Albulena Haxhiu (LVV) :Ministria shtesë e minoriteteve nuk do t’i takojë Listës serbe

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se Lista Serbe nuk do të përfitojë me shtimin e ministrive.

Sipas saj, ato që fliten janë të pasakta e nuk qëndrojnë, dhe për këtë ajo citon Kushtetutën e Kosovës.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë, nenin përkatës e gjeni në vijim”, ka shkruar ajo.

“3. Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë.”

“Pra është në diskrecion të Kryeministrit se cilin përfaqësues të komuniteteve e propozon Ministër. Propagandat dhe deklaratat e pavërteta kundrejt Lëvizjes asnjëherë nuk na kanë dëmtuar mirëpo nuk është korrekte para qytetarëve të thuhen qëndrime të pasakta”

VV sot i ka prezantuar një ofertë të re LDK’së. Oferta përmban shtimin e ministrive nga 12 sa ishin premtuar në fillim, në 14. Një ministri shtesë i është ofruar LDK’së, ndërsa tjetra minoriteteve. Për këtë kishte reaguar anëtari i PSD’së, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë se VV’ja po forcon Listën Serbe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close