Bashkimi Evropian:Mizoritë në Reçak janë të dokumentuara mirë

Bashkimi Evropian tha të mërkurën se mizoritë e kryera në Reçak, në janar të vitit 1999, “janë të dokumentuara mirë”.

Deklarata vjen në ditën kur po shënohet 21-vjetori i masakrës së Reçakut, në të cilën forcat serbe kanë vrarë 45 shqiptarë të Kosovës.

“Mohimi dhe rishikimi (i masakrës) janë në kundërshtim me vlerat e BE-së dhe në kundërshtim me projektin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, tha një zëdhënës i BE-së përmes një deklarete të shkruar.

Në dhjetor të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se krimi në Reçak “ka qenë i trilluar”.

Bashkimi Evropian tha se të gjitha qeveritë e vendeve të rajonit duhet të punojnë për të vlerësuar me ndershmëri dhe vërtetësi të kaluarën, për hir të respektimit të viktimave.

“U takon gjykatave të përcaktojnë nëse deklaratat e caktuara përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional dhe të gjitha elementet e rastit duhet të merren parasysh”, tha zëdhënësi i BE-së, duke shtuar se rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve.

Të martën, edhe ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara – që ndryshe njihen si vendet e Quint-it – e kujtuan masakrën e Reçakut përmes një deklarate të përbashkët.

Ata thanë se kjo masakër përfundimisht bëri që aleatët e NATO-s të ndërhyjnë dhe t’i japin fund një katastrofe humanitare në Kosovë./rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close