Jep dorëheqjen Medvedev, Putin propozon kryeministrin e ri

ATSH-AFP/- Presidenti Vladimir Putin propozoi sot si kryeministër të ri shefin e Administratës Tatimore, Mikhail Michoustine, një emër i panjohur për publikun e gjerë, sipas Kremlinit.

Presidenti e paraqiti kandidaturën e Michoustine-it në Douma, Dhoma e Ulët e parlamentit, që duhet ta formalizojë atë, sipas një deklarate të presidencës.

Në krye të Shërbimit Federal të Taksave që prej vitit 2010, propozimi për Michoustine është një kandidaturë e papritur. Sidoqoftë, ai ka reputacionin e një zyrtari të lartë të efektshëm.

Kandidatura vjen menjëherë pas njoftimit të befasishëm të dorëheqjes së kreut të qeverisë në detyrë për gati tetë vjet, Dmitry Medvedev, në vazhdën e një fjalimi nga presidenti rus që njoftoi reformat kushtetuese./

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close