Advertisements

Rasti i parë i virusit të ri raportohet jashtë Kinës

Një turiste në Tajlandë është bërë personi i parë jashtë Kinës, që është diagnostikuar me një virus të ri – i ngjashëm me pneumoninë – që tashmë ka infektuar dhjetëra njerëz.

Autoritetet thanë se gruaja është izoluar pasi ka arritur në aeroportin e Bankokut nga Vuhani, qytet në lindje të Kinës, ku shpërthimi i virusit ka nisur në dhjetor.

Deri më tani janë regjistruar 41 raste me këtë virus, ndërsa një person ka humbur jetën.

Ai është identifikuar si një koronavirus, i cili mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.

Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.

Sars e ka pasur origjinën në Kinë.

Në total, ai ka infektuar mbi 8,000 njerëz në 26 vende të botës.

Kina është shpallur e pastër nga Sars-i në maj të vitit 2004.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close