ISIS në dylbinë e të riut kosovar.

nga Azem Deliu

Je 18 vjeç edhe sa ke ardhë në studime. Një mëngjes të bukur si ky, e lexon një artikull në shtyp. “Universiteti i Harvardit shpall Kuranin librin më të mirë për drejtësi”. Shumica e mediumeve kosovare, të prira nga prostitutat e klikimeve Kultplus e Insajderi, ta servojnë këtë “informacion”. Por ti s’e din, sepse pse ke me e ditë ti, që tuj ta kënaqë religjiozitetin, pa u lodhë që rrejnë e manipulojnë opinionin neveritshëm, ata klikohen e fitojnë reklama, popullaritet a çkado tjetër. Kujt po ia nin për të vërtetën, qe jau jap unë lajmin që doni me e dëgju.

I kënaqun, e klikon lajmin. Kur hyn, nëse ke pak mend, zhgënjehesh keq. Tekst i përkthym simos më keq e i devijum, me tendencë manipulimin e indoktrinimin e lexuesit. Jo vetëm që në tekst nuk thuhet që Kuranin e kanë shpallur librin më të mirë për drejtësi, por nuk ka kurrfarë rangliste as kurrfarë vlerësimi.

Krejt kjo, nëse vendos me e lexu lajmin. Nëse, si shumica, mjaftohesh me titullin, pse mos me luftu ti për këtë drejtësi? Pse mos me i sulmu ata që s’mendojnë që është libër i drejtë e, krejt në fund, pse mos me shku në luftë në një organizatë që synon me e ndërtu një shtet tuj u bazu vetëm në një libër?

Hajrin ta pafsha Kosovë. Harvardi po punon me e kuru kancerin, jo me jau kuru emocionet kosovarëve.

Çka e ndal këtë të ri me shku në ISIS?

Për më tepër, kur ky i ri e ka parasysh që njerëzit si unë e si do tjerë që veç e shkrujnë qat të vërtetë që e shohin, fyhen, shahen e madje edhe sulmohen. Pse mos me u ndje i sigurtë ai në të vërtetën e vet të cilën, sipas prostitutave mediatike, “ia ka konfirmu Harvardi”?

Përnime shtet hajgare!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close