Advertisements

Ndërron jetë aktori i njohur Xhevdet Ferri

/ATSH/ U shua në moshën 59-vjeçare aktori i njohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Xhevdet Ferri pas një sëmundjeje të rëndë. Rolet e tij në skenë dhe ekran janë të paharrueshme për publikun që nga interpretimi në “Përrallë nga e kaluara” tek “Gjoleka, djali i Abazit” e në dhjetëra role të tjera të realizuara mjeshtërisht nga aktori.

Xhevdet Ferri lindi më 26 nëntor 1960. Filmin e tij të parë e realizoi kur ishte akoma student. I fundit nga aktori do të mbahet mend roli në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Roli i paharrueshëm për shqiptarët do të mbetet ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Në vitin 1982, Xhevdet Ferri u diplomua në Akademinë e Arteve dega e Dramës dhe më pas u caktua pedagog i mjeshtërisë se aktorit në këtë Akademi. Vazhdoi karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Ai debutoi në vitin 1980 ne “Skëterre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë, në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një ditë”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si: natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia, shoqëruar nga karakteri i drejtpërdrejtë i të vepruarit.

Role të tjera të spikatura: Arjani në “Skëterrë ’43” (1980); Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arriti sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e rimarrë këtë detyrë në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.

Në vitet 1996-1998 është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë nga radhët e PD.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close