Advertisements

Parlamenti i Federatës ruse Duma miraton kryeministrin e ri

Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin.

Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan.

Të mërkurën, Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeminitsër, pasi Qeveria e Dmitry Medvedevit dha dorëheqje.

Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.

“Në këtë kontekst, ne, si Qeveri e Federatës Ruse, duhet t’ia sigurojmë presidentit të vendit tonë mundësinë për të ndërmarrë të gjitha vendimet e nevojshme. Në kushtet e tilla, mendoj se Qeveria e Federatës Ruse ka bërë hapin e duhur me dorëheqje”, tha Medvedev, teksa njoftoi për dorëheqjen.

Gjatë fjalimit të së mërkurës drejtuar kombit, Putin foli për ndryshime kushtetuese që do t’i rrisnin kompetencat e parlamentit, përpara përfundimit të mandatit të tij, më 2024.

Shumë vëzhgues dyshojnë se Putin po përpiqet të përgatisë terrenin për të vazhduar sundimin e tij në një kapacitet të ri.

Putin, 67 vjeç, ka dominuar politikën ruse për dy dekada, duke shërbyer herë si president, herë si kryeministër nga viti 1999.

Në vitin 2018, ai është rizgjedhur president për një mandat të ri 6-vjeçar.

Me ligjin aktual, ai do të duhet të tërhiqet pas përfundimit të mandatit./rel

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close