Advertisements

Policia e Kosovës në vitin 2019 ka goditur 37 grupe kriminale

Policia e Kosovës në një konferencë për media ka prezantuar të arriturat, statistikat dhe aktivitetet policore që ka zhvilluar gjatë vitit që lamë pas.

Viti 2019 u cilësua si vit i suksesshëm për këtë institucion nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Kemi bërë një punë mjaftë të madhe në parandalimin e veprave penale, kemi ofruar siguri për të gjithë qytetarët si dhe kemi tejkaluar një mori sfidash. Konsideroj se sfidat janë tejkaluar mjaft mirë edhe në bashkëpunim me institucionet tjera. Kemi arritur që të zvogëlojmë krimin, sidomos në fushën e veprave penale, kemi arritur që të merremi me shumë hetime mjaft komplekse të veprave penale të ndryshme qoftë në fushën e terrorizmit, apo të krimeve të rënda”.

“Viti 2019 është një nga vitet më të suksesshme të Policisë se Kosovës dhe besoj se me këtë trend do ta vazhdojmë edhe këtë vit, në mënyrë që të kemi bashkëpunimin me qytetarët dhe të ofrojmë siguri. Qysh në fillim të vitit kemi ndërmarrë disa hapa me ndryshimin e strukturës pastaj me plotësimin e personelit dhe eprorëve, në kuadër të strukturës organizative”.

Qalaj njoftoi  se policia ka trajtuar një numër të madh të lëndëve bashkë me Inspektoratin Policor.

Në këtë konferencë gjithashtu u tha se numri i aksidenteve të trafikut ka pësuar rritje për 2.17% krahasuar me vitin paraprak, kjo krahas rritjes prej 11.09% në shqiptimin e gjobave.

Sa i përket krimeve të rënda dhe krimit të organizuar, shqetësuese ngelet trafikimi me narkotik – janë trajtuar mbi 1 mijë raste, janë neutralizuar 37 grupe kriminale si dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të narkotikeve.

Gjithashtu u tha se viti 2019 ka shënuar rritje të veprave penale të krimeve kibernetike, krimeve ekonomike dhe atyre me fajde.

Sipas PK-së ky vit gjithashtu ka shënuar rritje te konsiderueshme edhe të kalimit ilegal të shtetasve nga vendet e treta.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close