Advertisements

Shefat e EULEX-it preferojnë gjyqtarë nga Evropa Lindore e jo gjyqtarë nga Evropa Perëndimore

Shefat e EULEX gjatë misionit të tyre, prej vitesh të tëra, preferojnë gjyqtarë nga Evropa Lindore e jo gjyqtarë nga Evropa Perëndimore. Kjo, pasi sipas tyre, lindorët shantazhohen më kollaj, meqë nuk duan të humbasin rrogat e majme, gjë që pastaj çon në marrje të vendimeve sipas udhëzimeve të shefave, duke nxjerrë gjyqe politike.

Një dëshmitar ka nxjerrë në shesh detaje të reja të bërjes politikë me drejtësinë në këtë organizëm ndërkombëtar.

“Z. Deane dhe zëvendësi i tij, Bert Versmessen janë tallur duke thënë se ata preferojnë gjyqtarë të cilët janë të kontraktuar nga “shtetet e Evropës Lindore” sepse ata ishin “shumë të frikësuar që të mos humbin kontratat e tyre që paguheshin mjaft mirë” për të marrë çfarëdo vendimi i cili nuk ishte në interes të misionit. Ata kanë menduar se gjyqtarët nga ato shtete mund të kontrollohen”, ka thënë ky dëshmitar. “Z. Deane” është Kenneth Deane dhe ai ishte i dërguari i BE-së për hetime në EULEX.

Dëshmitari ka treguar se Deane ka qenë i bezdisur, sepse nuk ka pasur shumë dënime nga gjyqtarët e EULEX-it. “Ai e ka fajësuar Gjyqtarin Simmons për këtë. Ai ka menduar se Gjyqtari Simmons është dashur të ketë më shumë kontroll mbi gjyqtarët e EULEX-it dhe të sigurohet që ata të dënojnë më shumë të pandehur. Z. Deane nuk i ka pëlqyer fakti se gjyqtarët e EULEX-it kanë pasur pavarësinë e tyre. Si anëtarë të misionit ai ka menduar se ata duhet të punojnë në “interes” të misionit. Më shume se njëherë ai e ka përsëritur “ata nuk e kuptojnë arsyen përse janë atje””, ka thënë deshmitari.

Sipas tij, në dy raste Deane iu është referuar e-mailave privat të Gjyqtarit Simmons. “Hera e parë ka qenë —, poashtu në takim ka qenë prezent edhe Bert Versmessen dhe _ Z. Deane ka thënë se Gjyqtari Dariusz Sielicki u ka dhënë hetuesve kopjet e e-mailt privat të Gjyqtarit Simmons. Unë nuk i kam parë emailat. Sidoqoftë, ____ ka thënë se ai i kishte parë e-mailat dhe ka thënë se ato kanë qenë raporte të sjelljes së keqe (shkeljeve) të gjyqtarëve dhe stafit të EULEX-it të cilat i janë dërguar Ministrisë së Jashtme Britanike dhe hetuesit për kundër-mashtrim. Hetuesit të cilët kanë pasur e-mailat privat kanë qenë Aindrias O Caoimh dhe Chris Starmans. Z. Deane është takuar rregullisht me ata hetues”, ka thënë dëshmitari.

Sipas tij, Deane ishte marrë vesh me hetuesit se ata nuk do të përmendin e-mailat gjatë korrespodencës apo në raportin e tyre.
“___ ka pyetur nëse është kryer ndonjë vepër penale për nxjerrjen e e-mailave apo nëse ka pasur çështje për të cilat EEAS (Shërbimi për Veprim të Jashtëm Evropian) duhet të brengoset. Z. Deane ka thënë se Gjyqtari Sielicki ia ka bërë të qartë atij si dhe hetuesve se emailat ishin marrë në mënyrë të kundërligjshme. Z. Deane e ka diskutuar këtë me hetuesit dhe janë marrë vesh me hetuesit se ata nuk do të përmendin e-mailat gjatë korrespodencës apo në raportin e tyre”, është shprehur ai.

Në një moment Deane e kishte quajtur gjyqtarin Simmons jobesnik.
“Herën e dytë kur janë përmendur emailat privat ka qenë një takim me Z. Deane __________. Poashtu i pranishëm në takim ka qenë edhe ______. Z. Deane ka thënë se ai ka biseduar me Kieran Bradley. Ai ka thënë se kanë diskutuar për emailat privat. Në atë kontekst ai i është referuar Gjyqtarit Simmons se ai ka qenë “jobesnik”. Ai ka thënë se Gjyqtari Simmons “e ka pësuar” dhe se ai do të dërgohet në shtëpi. Më kujtohet ky takim shumë mirë pasi ka qenë përpara se të mblidhej komisioni dhe të marë parasysh pretendimet kundër Gjyqtarit Simmons. Z. Deane ka takuar anëtarët e Komisionit Disiplinor Kieran Bradley, Martin Bauer dhe Stefan Huber, në disa raste”, ka treguar ai.

Sipas dëshmitarit, nga komentet e bëra nga Deane dhe Versmessen ka qenë e qartë se ata janë marrë vesh me Komisionin disiplinor për planin në lidhje me rezultatin e rastit për masa disiplinore.
“Përfaqësuesja e Lartë ka qenë në dijeni personalisht se e-mailat privat të Gjyqtarit Simmons janë marrë në mënyrë të kundërligjshme dhe kanë qenë në duar të Z. Deane dhe të hetuesve. Unë kam më shumë dëshmi të cilat dëshiroj që t’i jap në gjykatë”, ka treguar ai.

Ai ka thënë se Deane ishte i vendosur që Simmons duhet të dërgohet në shtëpi.
“Në disa raste e kam takuar __________ me Z. Deane. Ajo më ka thënë se Z. Deane ka qenë i vendosur që Gjyqtarin Simmons duhet ta dërgojë në shtëpi. Ajo ka qenë në dijeni se Z. Deane është takuar disa herë me anëtarët e komisionit disiplinor”, ka thënë ai.
“Sipas artikullit të Le Monde, EEAS (SHVJE) ka qenë i vendosur që të shkatërrojë reputacionin e Gjyqtarit Simmons. Kjo është bërë për disa arsye: së pari për të dëmtuar kredibilitetin e tij në lidhje me akuzat e tij për sjellje të keqe (shkelje); e dyta për ta dënuar atë për shkak të daljes së tij publike dhe e treta siç është përshkruar nga njëri prej kolegëve tanë, për të “decourager les autres”. Me fjalë të tjera për dekurajuar sinjalizuesit e tjerë”.

Ai ka thënë se Deane ka mashtruar që Simmons ishte nën hetime. “Në nëntor të vitit 2017 Z. Deane e ka udhëzuar stafin në EULEX që të lëshojë për media aplikacionin (formularin që ka aplikuar në EULEX) e Gjyqtarit Simmons. Kjo është bërë përmes Zyrës së Shtypit të EULEX-it tek “shokët e tyre gazetar”. Zyrtari i shtypit nga EEAS poashtu ka lëshuar një komunikatë duke pretenduar se Gjyqtari Simmons është nën hetime penale. Z. Deane e ka ditur se kjo nuk është e vërtetë. Sidoqoftë, qëllimi i EEAS (SHVJE) në këtë fazë ka qenë për të dëmtuar Gjyqtarin Simmons”, ka thënë dëshmitari. “Në vitin 2016 dhe përsëri në 2017 Gjyqtari Simmons ka ngritur akuza për shkelje duke përfshirë stafin e EULEX-it dhe stafit të lartë të EEAS (SHVJE) duke përfshirë edhe Z. Deane dhe Z. Versmessen. Z. Deane e ka caktuar Z. Versmessen si përgjegjës për hetimet. Ky hetim asnjëherë nuk ka pasur qëllim të jetë një hetim i pavarur. Disa nga stafi i lartë janë marrë në pyetje duke dështuar të referojnë rastin dhe hetimet tek një ekip i pavarur. Përfaqësuesja e lartë ka qenë në dijeni se Z. Deane dhe Z. Versmessen po e hetonin vetveten. Ajo ka dështuar që të intervenojë. Përqendrimi i EEAS ka qenë në kufizimin e dëmit duke devijuar vëmendjen nga shkeljet dhe sjellja e keqe e stafit të saj për keqbërjen e supozuar të Gjyqtarit Simmons”.

Sipas dëshmitarit, kjo nuk ka qenë hera e parë kur Deane kishte ndërhyrë në hetime. “Kjo nuk ka qenë hera e parë që Z. Deane ka ndërhyrë në një hetim. Në maj apo në fillim të qershorit 2015, gjatë hetimeve në akuzat kundër Francesko Florit, Italiani dhe Kryetari i Gjyqtarëve të EULEX-it, Z. Deane ka udhëtuar në Finlandë dhe është takuar me dikë nga Ministria e Finlandës për punë të jashtme. Qëllimi i takimit ka qenë që të bind Qeverinë e Finlandës që të tërheq Heike Wendorf, Prokurori i cili i ka udhëhequr hetimet në lidhje me Gjyqtarin Florit. Z. Deane ka qenë i pakënaqur me hetimet dhe nuk e ka fshehë sekretin për faktin se ai ka dashur t’i vrasë ato hetime. Ai e ka përshkruar Z. Wendorf si “jashtë kontrollit”. Më kanë thënë se udhëtimi është paguar nga buxheti i EEAS (SHVJE). Kjo duhet të kontrollohet”, ka thënë ai. “. Gjykata duhet t’i urdhërojë personat në vijim që të deklarojnë nën betim për atë çfarë dinë në lidhje me këto çështje: Frederica Mogherini, Kenneth Deane, Bert Versmessen, Aindrias O Caimh, Chris Stamans, Kieran Bradley, Martin Bauer dhe Stefan Huber”

Më tutje ai ka folur për presionin për aktakuza.
“Ka pasur shumë pakënaqësi në Bruksel sepse Prokurori Special i Dhomave të Specializuara të Kosovës, David Schwendiman, nuk ka ngritur një aktakuzë. Ai ka pasur një presion të madh nga Brukseli për të ngritur një aktakuzë të radhës, kryesisht, për të ruajtur kredibilittetin e Dhomave të Specializuara. Zyrtarët e lartë të BE-së nuk e kanë mbajtur sekret nga autoritetet e SHBA-së se ata kanë qenë të zhgënjyer se Schëendiman ka dështuar që të ngrise një aktakuzë. Një zyrtar i lartë i BE-së më ka thënë, në qoftë se Schëendiman nuk e ngrit një aktakuzë brenda gjashtë muajve pozita e tij do të jetë e pambrojtur. Në fakt, Shtetet Anëtare po ashtu e kanë pasur në medyshje vazhdimin e qëndrueshëm e Dhomave të Specializuara duke pasur parasysh mungesën e përparimit dhe po ashtu shpenzimet e mëdha e taksapaguesve të BE-së. Zyrtarët e BE-së si duket nuk kanë pasur konsideratë për sundimin e ligjit apo pavarësinë e rolit të Prokurorit. Kërkesat nga Brukseli për të ngritur një aktakuzë në masë të konsiderueshme e nënvlerësojnë pavarësinë e prokurorisë dhe paraqesin një pyetje serioze për besueshmërinë e Dhomave të Specializuara”, ka thënë ai. “Suksesi i Dhomave të Specializuara është jetësore për besueshmërinë e politikave të jashtme të BE-së. BE-ja suksesin e saj e mat me numrin e denimeve”.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close