75 VJET ME JUGO-KOMUNISTA-PANSLLAVISTA NË KRYE T’VENDIT!

A do të ketë ndonjëherë ligj lustracioni, apo do vezullojnë ende gjatë pansllavistat e vjetër e të rinj me fytyra të reja sipas kohës? Po ata që vuajtën e u damtuan me tërë familjet burgjeve, terrorit e vrasjeve nga regjimi krimi jugo-sllavo-komunist-pansllavist, me mbështetje a heshtje të këtyre që sot u reformuan në demokratë, pse duhet të heshtin e durojnë kërbaçin e ri të kësaj simbioze të re partiokratësh të vjetër e të rinj?!

Deri më 1989 me librezat e Jugos, ishte sistemi jugo komunist, disa i dorzuan ma heret, në fazë të ndryshimeve kushtetuese për heqje t’Autonomisë 1974, disa ma vone, kur kaluan nga LKK ne LDK, tani si ‘themeltarë të ndyshimeve demokratike’, por i zëvendësuan, gjithnjë me pretekste ‘patriotike’ se sa ishin brenda si jugo-komunista, ishin vetëm formalisht, se me mish e shpirt, ama kanë punar si patriota për komb e atdhe, nga brenda – bile kanë merita madhore duke u rrezikuar si kuaj të Trojës – brenda e Kalit jugosllav…!

Por, a thua a i kishin dorezu librezat jugo komuniste po të mos binte sistemi komunist gjithandej, nisë nga Rusia? Të mençur – Nga perestrojka u strokatën sipas rendit të ri, e u bënë flamurtarë të demokracisë! Nga 1945-2020, 75 vjet PKJ-LKJ-LDK, e në partiçka tjera… ! Në Kosovë, fillimisht e shpejt e shpejt, nga LKJ – LKK në LDK-Lidhja Dikurshme Komuniste! Tani e tërë kjo klasë politike në Kosovë – është simbiozë pansllaviste e strukturave komanduese të 1945 dhe 1999, e ndarë nëpër partiçka mafioze! Rezultati dëshmon se çfarë lloj shteti multi etnik kemi dhe kush po sundon – idiokracia mafiopolitike! Dy janë ligje bazike që po presin edhe 21 vjetorin pa u fuqizuar: 1. Ligji i Dekolonzimit 2. Ligji i Dënimit të krimit Jugo-komunist Sepse, që të dy këto: Kolonizimi dhe krimi jugo-sllavo-komunist e kanë damtuar deri në ekstrem qenjen shqiptare në trojet shqiptare brenda ish Jugosllavisë!

/Autor Fatos Ali Kelmendi/

Advertisements

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close