Advertisements

Albin Kurti (LVV) me rastin e 552 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriotit

Albin Kurti kandidati për kryeministër të Kosovës i partisë fituese LVV-së ka shkruar në faqen e tij të Facebookut në lidhje me 552 vjetorin e vdekjes së heroit tonë të madh kombëtar Gjergj Kastriotit.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Para 552 vitesh, sipas konsensusit të gjerë të historianëve, vdiq në moshën 62-vjeçare heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ai jetoi e luftoi në kohë të tjera, në mesjetën e principatave të vogla e perandorive të mëdha feudale. Dallimi i mesjetës me kohën tonë është aq i madh, sa që çdo krahasim politik do të ishte një përkthim i paqëndrueshëm. Por, megjithatë disa nga vlerat njerëzore e politike mund të përdoren për frymëzim edhe sot. Trimëria e tij e pashoq, aftësia e lartë ushtarake e pranuar edhe nga armiqtë, gatishmëria për t’u përballur me ushtri shumë më të forta, për të mbrojtur pavarësinë e tokës së tij, duke krijuar de-facto një shtet të pavarur arbëror.

Por unë sot dua të marr një tjetër prej tipareve të vyeshme të Skënderbeut tonë: bashkimin për liri. Historianët na tregojnë për fjalinë e famshme me të cilin ai përshëndeti popullin pas rikthimit si fitimtar në Krujë: Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste. Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ. Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën. Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas…

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close