Advertisements

Simpoziumi shkencor “Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja”

Sot në Prishtinë fillon simpoziumi shkencor “Skënderbeu në dokumentet e panjohura arkivore të vendeve të huaja”. Profesori i të drejtës ndërkombëtare publike,Eqrem Zenelaj tha sot në RTK se ky simpozium përkon me vitin e 552-të të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Zenelaj tha se simpoziumi është shumë i veçantë jo vetëm  për faktin se përkon me një datë të caktuar, por edhe i cili rrallë mbahet.

“Është njëkohësisht edhe viti 552-të i vdekjes së heroit kombëtar i cili është quajtur edhe kryezot i Shqipërisë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai tha se si referues në këtë simpozium janë përzgjedhur disa nga historianët e dalluar nga të gjitha trojet shqiptare.

“Gjegjësisht dy apo tre nga Shqipëria londineze, dy nga Maqedonia e Veriut dhe tre jemi nga Kosova. Të gjithë janë njerëz të cilët i janë përkushtuar kësaj veprimtarie”, tha ai .

Sipas tij, risitë e simpoziumit janë sepse në të do të trajtohen tema shumë interesante duke filluar nga gjenologjia e vërtetë e Kastriotve, ndërsa organizimi është bërë nga Koligji Iliria ./rtklive

 Për më shumë ndiqni videon e plotë:

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close