Advertisements

Ukraina fton gjashtë vende të ndihmojnë hetimet për aeroplanin e rrëzuar

Ukraina ka kërkuar nga Kanadaja, Franca, Suedia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Irani që të caktojnë ekspertë, për të ndihmuar në hetimin e aeroplanit të rrëzuar më 8 janar në Teheran.

Irani fillimisht e mohoi që forcat e tij e rrëzuan aeroplanin, por ushtria e vendit, më 11 janar, pranoi se aeroplani ukrainas u qëllua “pa dashje” nga një raketë kundër-ajrore.

Në bordin e aeroplanit të rrëzuar, shumica e 176-të viktimave ishin shtetas iranianë dhe kanadezë, dhe një numër më i vogël ukrainasë, afganë, suedezë, britanikë dhe gjermanë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se kërkesa u dërgua si vazhdim i marrëveshjeve të arritura në Londër, gjatë një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve, qytetarët e të cilave u vranë në incident.

Kërkesa e Ukrainës pason deklaratën e ministrit të Jashtëm kanadez, Francois-Philippe Champagne, i cili tha se vendi i tij, si dhe Afganistani, Mbretëria e Bashkuar, Suedia dhe Ukraina po kërkojnë që Teherani të paguajë kompensim për familjet e viktimave të incidentit.

Përmes një deklaratë të përbashkët pas takimit në Londër, grupi i vendeve tha se Irani duhet të zhvillojë një “hetim të plotë, të pavarur dhe transparent ndërkombëtar”.

Aeroplani Boeing 737-800 u rrëzua disa minuta pasi u nis nga aeroporti kryesor ndërkombëtar i Teheranit.

Tragjedia ndodhi derisa forcat e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin në gatishmëri të lartë, pas një sulmi raketor balistik iranian – disa orë më parë – kundër forcave amerikane në Irak.

Incidenti me aeroplanin dhe mohimet e qeverisë, kanë zemëruar shumë iranianët, duke nxitur protesta kundër udhëheqjes së vendit.

Loading...
Loading...
Loading...
Advertisements

Comments are closed.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close